Çfarë janë Zonat e Mbrojtura?

Çfarë janë Zonat e Mbrojtura?

Zonat e Mbrojtura mund të kenë forma të ndryshme si, park kombëtar, zona të paprekura, zona të ruajtura nga komuniteti, rezervate natyrore dhe rezervate private natyrore. Sipas IUCN, “Një zonë e mbrojtur është një hapësirë gjeografike e mirë përcaktuar, e njohur, e dedikuar dhe e menaxhuar përmes mënyrave ligjore ose metodave të tjera efektive, që sigurojnë mbrojtjen afatgjatë të natyrës dhe shërbimeve mjedisore të ekosistemeve që lidhen me të, si dhe vlerave kulturore.”

Në fillim të shekullit të 20-të, në botë numëroheshin vetëm disa zona të mbrojtura, edhe pse shumë prej tyre kanë ekzistuar prej shumë gjeneratash. Me kalimin e kohës ato u vlerësuan si shtyllat kryesore të mbrojtjes së biodiversitetit duke kontribuar edhe në jetesën e njerëzve. Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të mbrojtura, të cilat zënë rreth 14.6% të sipërfaqes tokësore dhe rreth 2.8% të sipërfaqes ujore.

Zonat e mbrojtura sigurojnë një gamë të gjerë përfitimesh sociale, mjedisore dhe ekonomike për njerëzit dhe komunitetet në mbarë botën. Ato janë një përqasje e provuar dhe e testuar, zbatuar prej shekujsh për ruajtjen e natyrës dhe burimeve kulturore që lidhen me të, prej komuniteteve lokale, popullsive indigjene, qeverive dhe organizatave të tjera.

Më shumë se instrumente për ruajtjen e natyrës, zonat e mbrojtura janë thelbësore për t’ju përgjigjur sfidave të sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimet klimatike.

Për sa kohë bota zhvillohet me ritme të shpejta, presioni mbi ekosistemet dhe burimet natyrore rritet. Zonat e mbrojtura, nëse ato mirë qeverisen dhe mirë menaxhohen mund të jenë zgjidhja natyrale që ti bëjë ballë këtij presioni dhe të zënë vendin e tyre si një pjesë integrale e zhvillimit të qëndrueshëm.

Zonat e Mbrojtura ...

  • ... sigurojnë ujë të pijshëm për një të tretën e popullsisë të 100 qyteteve më të mëdha në botë;
  • ... ruajnë të njëjtën sasi karboni si pyjet tropikale;
  • ... na mbajnë të shëndetshëm  duke siguruar ajër dhe ujë të pastër , si dhe ilaçe të reja;
  • ... ndihmojnë në  reduktimin e rrezikut dhe pasojave të situatave ekstreme si përmbytjet, stuhitë, thatësira dhe rritja e nivelit të detit;
  • ... siguron ushqimin duke rritur peshkimin dhe mbrojtjen e llojeve të bimëve të egra; dhe
  • ... siguron strehim, punësim dhe jetesë për miliona njerëz në botë.

http://www.iucn.org/about/work/programmes/gpap_home/


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al