Publikime dhe raporte

 

 


A dëshironi të dini se si lakuriqët e natës i përdorin pemët?

A dëshironi të dini se si lakuriqët e natës i përdorin pemët?

Hidhini një sy posterit fantastik të krijuar nga “The Mammal Next Door” dhe nga “Bat Conservation Trust”, i cili tashmë gjendet edhe në gjuhën shqipe. Ky poster mund të shkarkohet dhe të printohet në disa gjuhë.

Lakuriqët e natës mbrohen nga ligji shqiptar dhe nga direktivat e BE-së për Shpendët dhe Habitatet. Në zemër të Direktivave për Natyrën qëndron krijimi i një rrjeti ekologjik evropian i zonave të mbrojtura, i cili njihet si Rrjeti Natura 2000. Çdo vend anëtar i BE-së ka detyrimin të caktojë zonat e Natura 2000 për të ndihmuar në ruajtjen e habitateve dhe specieve të rralla që gjenden në territorin e tyre. Në ditët e sotme qindra vendstrehime të lakuriqëve të natës mbrohen nën rrjetin Natura 2000 dhe nuk lejohen të vizitohen nga publiku. Lakuriqët e natës janë përshtatur mirë dhe popullatat e tyre në vendet e Natura 2000 janë të qëndrueshme.


Shkarko

TË NJOHIM ZONAT E MBROJTURA TË SHQIPËRISË

TË NJOHIM ZONAT E MBROJTURA TË SHQIPËRISË

Je i interesuar rreth Zonave të Mbrojtura? Dëshiron ti njohësh dhe të mësosh se cilat janë përfitimet sociale, ekonomike dhe mjedisore që sjellin për njerëzit dhe komunitetet anembanë botës?  Cilët janë rejnxhërsat shqiptarë?

Ky botim i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë u përgjigjet pyetjeve tuaja! Informohuni dhe frymëzohuni për të vizituar Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë.


Shkarko

Biodiversiteti dhe Zonat e Mbrojtura në Shqipëri

Biodiversiteti dhe Zonat e Mbrojtura në Shqipëri

Posteri që mbështet pjesëmarrjen e Ministrisë Shqiptare të Mjedisit në takimin e trembëdhjetë të Konferencës së Palëve në Konventën e Biodiversitetit (CBD COP13), 4-17 dhjetor 2016 në Kankun, Meksikë. 


Shkarko

Broshurë rreth Lakuriqëve të Natës në Evropë "LAKURIQËT E NATES DHE PYJET"

Broshurë rreth Lakuriqëve të Natës në Evropë "LAKURIQËT  E NATES DHE PYJET"

Lexoni rreth lakuriqëve të natës dhe marrëdhënien e tyre me pyjet si dhe praktikat më të mira për pyjet miqësorë me Lakuriqët e Natës në Evropë. 


Shkarko

HAPAT E GJELBËR MAGAZINE

HAPAT E GJELBËR MAGAZINE

Revista fokusohet në edukimin rreth natyrës, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në sjelljen e brezave të rinj në Shqipëri. “Hapat e Gjelbër” (“Green Steps”) e cila i drejtohet të rinjve dhe publikut të gjerë, synon të rrisë njohuritë mbi mjedisin dhe të krijojë ura lidhëse mes lexuesve të saj dhe natyrës, duke i frymëzuar me dashuri dhe kujdes për natyrën si dhe duke krijuar mbështetës të rinj që do të lobojnë për mbrojtjen e saj.

Revista do të botohet një herë në 3 muaj në gjuhën shqipe dhe rubrikat e saj kryesore përfshijnë:

  • Aktivitete (lajme rreth natyrës dhe mjedisit, veprimet ndërgjegjësuese)
  • Zonat e Mbrojtura (prezantimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri, biodiversiteti dhe vlerat e habitateve)
  • Fauna (një përzgjedhje e kujdesshme e specieve që ndodhen në zonat e mbrojtura)
  • Flora (prezantimi i florës shqiptare, specie parësore dhe ato që gëzojnë statusin special të mbrojtjes)
  • Shkëncëtarët dhe kërkuesit shqiptarë (të njihemi me personalitetet që kanë kontribuar në themelimin e kërkimit shkencor në vend)
  • Kuriozitete (etimologjia e kafshëve të egra dhe njohja me sjelljen e tyre)
  • Vitamina N (gjugjerime mbi eksperimentet bazike që mund të kryhen në natyrë). Ky material mund t’u vijë në ndihmë mësuesve të shkollave si material shtesë.
  • Lojra të thjeshta
  • Fjalori – edukimi i lexuesve me konceptet themelore rreth mjedisit dhe natyrës, njohja me konceptet e përdorura në revistë.

Shkrimet e revistës janë riparë nga një autor shkencor. Autorët e revistët janë Artenisa Peçulaj dhe Erald Xeka.

SHKARKONI NUMRIN E 1-rë

SHKARKONI NUMRIN E 2-të

SHKARKONI NUMRIN E 3-të

SHKARKONI NUMRIN E 4-të


Shkarko

SA EFIÇENTE JANË ZONAT E MBROJTURA NË SHQIPËRI?

SA EFIÇENTE JANË ZONAT E MBROJTURA NË SHQIPËRI?

Vlerësimi i 51 zonave të mbrojtura në Shqipëri u realizua duke përdorur mjetin që mat efiçencën  menaxhuese (METT) në kuadër të projektit NaturAL. Përqindja më e lartë e mungesës së efiçensës u vu re sa i takon menaxhimit financiar, sigurisë buxhetore si dhe mirëmbajtja e pajisjeve. Përqindja më e lartë e pikëve maksimale u raportua në statusin ligjor të zonave të mbrojtura dhe kushtet e vlerave. 

METT, i zhvilluar nga WWF dhe Banka Botërore ndjek kuadrin e IUCN për vlerësimin e Eficencës Menaxhuese të Zonave të Mbrojtura (Kuadri IUCN PAME), më së shumti i fokusuar në përmbajtjen, planifikimin, rezultatet dhe procesin. 


Shkarko

Lajmet e fundit

29/05/2018

HAPAT E GJELBËR MAGAZINE

Numri i fundit i Revistës Hapat e Gjelbër u publikua! I përgatitur nga Artenisa Peçulaj dhe Erald Xeka, me mbështetjen e Projektit NaturAL, kjo revistë ka për qëllim formësimin e sjelljes së brezit të ri në Shqipëri dhe frymëzimin e tyre për të qenë më afër natyrës duke ju shpjeguar si ndodhin proceset natyrore në mënyrën më të...

Lexo më shumë


21/05/2018

Festojmë Trashëgiminë Natyrore

Maji është muaji i kremtimit të natyrës! Këtë vit Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) feston 10-vjetorin e krijimit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, me mbështetjen e projektit të financuar nga BE, NaturAl. Në datat 19 dhe 20 maj 2018 përmes aktiviteteve të shumta kremtojmë pasurinë e madhe natyrore të parkut, që vizitohet nga macja më...

Lexo më shumë


09/05/2018

Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë pjesë e festimeve të Ditës së Evropës

Sheshi Skëndërbej në Tiranë u transformua në masterpiece të Evropës ku ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe projektet e financuara nga BE-ja në Shqipëri iu bashkuan Fshatit të BE-së për të festuar Ditën e Evropës. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin pjesë e këtij aktiviteti të mbështetura nga projekti NaturAl.   Stafi i...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al