Partnerët


Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Në 20 vitet e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt stabilizimit social-ekonomik, konsolidimit të institucioneve demokratike dhe rritjes ekonomike progresive.  Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim e cila e ka ndjekur këtë rrugëtim synon të mbështesë procesin e Integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe të identifikojë prioritetet dhe strategjitë për zbatimin e acquis communautaire, sikundër parashikohet në protokollin e ri të Zhvillimit Itali-Shqipëri 2014-2016.

Për të forcuar bashkëpunimin social-ekonomik, Italia po adopton një qasje ndërsektoriale duke zbatuar projekte në shumë fusha. Zyra Italiane për Bashkëpunim zbaton marrëveshje dypalëshe dhe shumëpalëshe duke ofruar mbështetje edhe për projektet e organizatave jo fitimprurëse dhe bashkëpunimin e decentralizuar.

Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim siguron koordinimin e përgjithshëm të projektit përfshirë menaxhimin, monitorimin dhe raportimin. Ajo siguron mbështetje teknike për aktivitetet dhe promovon koordinimin dhe sinergjitë në terren me partneret institucionale shqiptare dhe ndërkombëtarë.

www.italcoopalbania.org

 


Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN)

IUCN është një organizate anëtarësia e të cilës bën bashke organizmat qeveritare dhe organizatat e shoqërisë civile. Ajo u ofron organizatave private, publike dhe jo-qeveritare njohuritë dhe mjetet e nevojshme që bëjnë të mundur zhvillimin njerëzor, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës në mënyrë harmonike.

E themeluar në vitin 1948, IUCN është tashmë rrjeti më i madh dhe i larmishëm mjedisor me 1,300 organizata anëtare dhe rreth 15,000 ekspertë. Është lider në fushën e sigurimit, vlerësimit dhe analizës së të dhënave për ruajtjen e natyrës. Anëtarësia e gjerë i lejon IUCNsë të përmbushë rolin si inkubator i besueshëm i praktikave më të mira, mjeteve dhe standardeve ndërkombëtare.

IUCN siguron një hapësirë neutrale ku aktorët e shumëllojshëm, përfshirë qeveritë, OJF-të, shkencëtarët, biznesin, komunitetet vendore, organizatat dhe të tjerë,  punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje për sfidat e mjedisit që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm.

Puna me shumë partnerë i mundëson IUCN një numër të konsiderueshëm projektesh në mbarë botën. Duke kombinuar arritjet më të fundit të shkencës me njohuritë tradicionale të komuniteteve vendore, këto projekte bëjnë të mundur rikuperimin e mjediseve të dëmtuara, rimëkëmbjen e ekosistemeve dhe mirëqenien e njerëzve.

Si partner i projektit NaturAL, IUCN siguron mbështetje teknike për zonat e mbrojtura, ngritjen e kapaciteteve, komunikimin dhe vizibilitetin.

www.iucn.org

 


Shoqërisë Botanike Italiane (SBI)

Shoqata Botanike Italiane (SBI) është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në Firence më 1888 si Shoqëria Botanikë e Firences, shoqata më e vjetër botanike në botë. Si pjesë e projektit “BioItaly” SBI ka qenë përgjegjëse për përgatitjen e Rrjetit Kombëtar Natura 2000, çka përfshin identifikimin e llojeve dhe habitateve të listuara në Direktivat Evropiane të habitateve dhe Shpendëve si dhe përcaktimin e kufijve të Zonave me Rëndësi për Komunitetin dhe Zonave Speciale për Ruajtje në nivel kombëtar. Në 2013 (SBI) u ngarkua nga Ministria Italiane e Mjedisit për të vlerësuar gjendjen e habitateve Natura 2000 dhe llojeve të kërcënuara në Itali. Ky vlerësim është kryer duke mbledhur informacion mbi përhapjen e habitateve dhe llojeve si dhe tendencat aktuale përkatësisht në madhësinë e sipërfaqeve dhe popullatave. Për këtë qellim, SBI koordinoi një ekip ekspertësh (botanistësh, zoologësh dhe GIS) prej institucioneve shkencore dhe universiteteve italiane. SBI është partnere e projektit NaturAL dhe punon kryesisht me rrjetin Natura 2000 dhe përgatitjen e hartave të habitateve duke koordinuar punën e botanistëve dhe zoologëve në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar.

www.societabotanicaitaliana.it

 


Ministria e Mjedisit (MoE)

Ministria e Mjedisit të Shqipërisë zhvillon dhe propozon politika, strategji dhe plane veprimi për mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe promovimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky mision përmbushet përmes pjesëmarrjes, promovimit dhe koordinimit të aktiviteteve për zhvillim afatgjatë dhe të begatë, mbrojtjen e burimeve natyrore, dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut.

www.mjedisi.gov.al

 


Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Administrata Rajonale për Zonat e Mbrojtura (AdZM)

E krijuar në 2015, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, është institucioni përgjegjës për menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri. AKZM-ja dhe AdZM-të kanë detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara nga legjislacioni mjedisor në fuqi dhe nga ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura, dhe ndër më kryesoret janë: (a) Menaxhimi i zonave të mbrojtura dhe habitateve sipas ligjeve kombëtare dhe konventave e marrëveshjeve ndërkombëtare. (b) Promovimi dhe mbështetja për grumbullimin dhe shpërndarjen e informacionit, edukimin mjedisor dhe ndërgjegjësimin e publikut për zonat e mbrojtura, dhe (c) zhvillimin e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike brenda zonave të mbrojtura.

akzm.gov.al

 

Projekti NaturAL do të zbatohet për 40 muaj dhe financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA 2013).


Lajmet e fundit

10/11/2017

Zëri i Natyrës

Në një format të veçantë aktiviteti “Dyert e së nesërmes” i cili u zhvillua në datat 1-8 nëntor në Tiranë, Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Shqipëri mblodhi përfaqësues të qeverisë, donatorë, pjesëtarë të komunitetit vendor, sipërmarrës, dhe aktivistë të mjedisit për të diskutuar mbi...

Lexo më shumë


30/10/2017

NATURAL mbështet edicionin e 5-të të festivalit të filmit mjedisor ne shqipëri

Mbrojtja dhe promovimi i mjedisit si dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike nuk është më një opsion, është një sfidë globale. Më këtë qëndrim organizata të ndryshme mjedisore në Shqipëri mbështetën përmes bashkëfinancimeve dhe organizuan edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri (EFFA) i cili u mbajt në datat...

Lexo më shumë


13/10/2017

Zonat e Mbrojtura si destinacione turistike!

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara ka shpallur vitin 2017 si Viti Ndërkombëtar i Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm – një mjet për zhvillim, me qëllim vlerësimin e kontributit aktual të turizmit në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Në datë 6 Tetor, Projekti NaturAL në bashkëpunim me UNDP festuan Ditën...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al