Objektivat

Projekti NaturAL ka si qëllim të ndalojë dëmtimin e biodiversitetit në Shqipëri nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe krijimit të kushteve për zbatimin në të ardhmen të Rrjetit Evropian Natura 2000.  Zonat e mbrojtura janë baza e konservimit të natyrës dhe shpeshherë mënyra më e qëndrueshme për të mbrojtur larminë e ekosistemeve. Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në zgjerimin e rrjetit të zonave të mbrojtura nga 5.2% të territorit të vendit në 2005, në 16% të territorit në 2014. Pavarësisht këtij progresi të ndjeshëm, investimet në zonat e mbrojtura, në veçanti në infrastrukturë, pajisje dhe kapacitete teknike të stafit të zonave të mbrojtura, kanë qenë të pamjaftueshme.

Emërtimi i plotë i projektit është: Forcimi i kapaciteteve kombëtare për ruajtjen e natyrës – përgatitja për rrjetin Natura 2000, dhe do të:

  • Zbatojë planet e menaxhimit në të paktën 5 zona të mbrojtura dhe,
  • Përgatisë një listë paraprake të zonave NATURA 2000

Në mënyrë që të arrijë këto rezultate në nivel kombëtar, projekti NaturAL mbështetet në bashkëpunimin e ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe krijimit të sinergjisë mes ndërhyrjeve të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (IDC) si edhe me organizatat dhe institucionet e tjera që punojnë në fushën e mjedisit në vend. Lista paraprake e zonave NATURA 2000 do të hartohet për tu paraqitur në të ardhmen nga autoritetet shqiptare në Komisionin Evropian, duke kontribuar në këtë mënyrë në përafrimin e kuadrit rregullator të vendit me acquis të BE-së për mjedisin.

Aktivitetet e parashikuara fokusohen në zhvillimin dhe zbatimin e një programi gjithëpërfshirës për forcimin e kapaciteteve të stafit të zonave të mbrojtura dhe përmbushjen e veprimeve konkrete në infrastrukturë, pajisje, mbrojtjen e habitateve dhe llojeve kryesore si dhe monitorimin e biodiversitetit. Menaxherët e zonave të mbrojtura do të trajnohen dhe do të asistohen edhe në zhvillimin e projekt-propozimeve për të marrë financime në të ardhmen nga programet e BE-së.

Projekti NaturAL synon të informojë, të komunikojë dhe të edukojë të rinjtë, vizitorët e zonave të mbrojtura, komunitetin vendor, menaxherët e burimeve natyrore dhe të gjithë të interesuarit për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri dhe rëndësinë e zonave të mbrojtura.  Roli kryesor është të ndërgjegjësojë dhe të frymëzojë publikun për tu përfshirë në mbrojtjen e natyrës.

Vëmendja është përqendruar në 5 zona të mbrojtura:

  • Rezerva Natyrore e Menaxhuar Liqeni i Shkodrës;
  • Rezerva Natyrore e Menaxhuar Korab-Koritnik;
  • Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta;
  • Parku Kombëtar Mali i Tomorit;
  • Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli.

Gjithashtu, ndërhyrje më të kufizuara do të realizohen edhe në:

  • Peizazhin e Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë;
  • Parkun Kombëtar Mali i Dajtit;
  • Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanica;
  • Peizazhin e Mbrojtur Vjosa – Narta; dhe
  • Parkun Kombëtar Llogora.

Shkarko: Informacion_mbi_projektin_AL.pdf

Lajmet e fundit

09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al