Shqipëria drejt Natura 2000

Shqipëria drejt Natura 2000

Shqipëria shtrihet përgjatë 2 rajoneve bio-gjeografikë, Alpine dhe Mesdhetare, dhe përfshin 4 eko-rajone: pyjet gjetherënës Ilirike, pyjet e përziera të maleve të Pindit, pyjet e përziera të Ballkanit dhe pyjet e përziera të maleve Dinarike. Për të mbrojtur biodiversitetin e pasur dhe burimet e çmuara natyrore Qeveria Shqiptare mbron 16% të territorit.  Aktualisht vendi ka 56 zona të mbrojtura në kategori të ndryshme menaxhimi sipas IUCN.

Sidoqoftë sistemi shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfidat të cilat kanë ardhur si pasojë e investimeve të pakta në infrastrukturën e zonave të mbrojtura, mungesë pajisjesh dhe nevojën në rritje për forcimin e kapaciteteve teknike të menaxherëve të zonave. Ashtu si vendet e tjera në zhvillim, Shqipëria po përjeton një zhvillim të shpejtë.  Rrugë të reja dhe infrastrukturë, diga, hidrocentrale, burime nafte dhe infrastrukturat e turizmit masiv do të sjellin rritjen e ekonomisë së vendit duke kërcënuar seriozisht mbrojtjen e mjedisit.

Për të ndihmuar në adresimin e këtyre çështjeve projekti NaturAL do të investojë në zonat e mbrojtura dhe do të ndërmarrë procesin e krijimit të rrjetit Natura 2000.  Me forcimin e kapaciteteve kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, projekti NaturAL do të përmirësojë njohuritë dhe eksperiencën në planifikimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, duke promovuar partneritetin mes organizatave kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, duke krijuar lidhje midis institucioneve kërkimore, ndarë eksperiencat dhe promovuar edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit tek publiku, duke zhvilluar eko-turizmin dhe brandimin e produkteve lokale.


Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al