Zonat e Mbrojtura në Shqipëri

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri

Megjithëse një vend i vogël, Shqipëria është shumë e pasur në diversitetin biologjik. Diversiteti i jashtëzakonshëm i ekosistemeve dhe habitateve përfshin 3’200 bimë enëzore, 2’350 bimë jo-enëzore dhe 15’600 lloje rruazorësh e jo-rruazorësh, shumica e të cilave janë të kërcënuara në nivel global apo evropian.

Shqipëria kohët e fundit ka bërë progres të konsiderueshëm në zgjerimin e rrjetit të zonave të mbrojtura nga 5.2% të territorit të vendit në 2005, në 16% të territorit në 2014. 799 zonat e mbrojtura përbëjnë rreth 16% (4,600 km²) të territorit.  Shumica e tyre është e përcaktuar në kategorinë Monument natyre (750) dhe shumica janë të vogla për nga madhësia.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është institucioni përgjegjës për menaxhimin e sistemit kombëtar të zonave të mbrojtura në Shqipëri, ku menaxhimi i përditshëm i zonave të mbrojtura i është deleguar 12 Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) si pjesë e AKZM-së.


Lajmet e fundit

29/05/2018

HAPAT E GJELBËR MAGAZINE

Numri i fundit i Revistës Hapat e Gjelbër u publikua! I përgatitur nga Artenisa Peçulaj dhe Erald Xeka, me mbështetjen e Projektit NaturAL, kjo revistë ka për qëllim formësimin e sjelljes së brezit të ri në Shqipëri dhe frymëzimin e tyre për të qenë më afër natyrës duke ju shpjeguar si ndodhin proceset natyrore në mënyrën më të...

Lexo më shumë


21/05/2018

Festojmë Trashëgiminë Natyrore

Maji është muaji i kremtimit të natyrës! Këtë vit Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) feston 10-vjetorin e krijimit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, me mbështetjen e projektit të financuar nga BE, NaturAl. Në datat 19 dhe 20 maj 2018 përmes aktiviteteve të shumta kremtojmë pasurinë e madhe natyrore të parkut, që vizitohet nga macja më...

Lexo më shumë


09/05/2018

Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë pjesë e festimeve të Ditës së Evropës

Sheshi Skëndërbej në Tiranë u transformua në masterpiece të Evropës ku ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe projektet e financuara nga BE-ja në Shqipëri iu bashkuan Fshatit të BE-së për të festuar Ditën e Evropës. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin pjesë e këtij aktiviteti të mbështetura nga projekti NaturAl.   Stafi i...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al