Rreth Natura 2000

Rreth Natura 2000

I shtrirë në mbi 18 % të sipërfaqes tokësore të BE-së dhe rreth 6 % të sipërfaqes detare, Natura 2000 është rrjeti më i madh zonave të mbrojtura në të gjithë botën. Ai përfshin zona kryesore për shumimin dhe jetesën e llojeve të rralla e të kërcënuara, dhe disa tipa habitatesh të rralla natyrore. Ai shtrihet përgjatë 28 vendeve të BE-së, si në det dhe në tokë. Qëllimi i rrjetit është të sigurojë mbijetesën afatgjatë të llojeve dhe habitateve më të çmuara dhe më të rrezikuara të Evropës të listuara nën Direktivën e Shpendëve dhe në Direktivën e Habitateve.

Natura 2000 nuk është një rrjet që ndalon aktivitetet njerëzore. Ndërsa përfshin rezervate strikt natyrore, Natura 2000 përdor një qasje më të gjere për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të zonave, ku njerëzit punojnë me natyrën dhe jo kundër saj. Duke marrë në konsideratë veçantinë e çdo zone, theksi vihet në gjetjen e zgjidhjeve lokale për çështje të menaxhimit në bashkëpunim me komunitetin vendas.

Çdo vend anëtar i BE-së duhet të përcaktojë një listë të zonave që përmbajnë habitate dhe lloje të listuara në Direktivën e Shpendëve dhe në Direktivën e Habitateve. Listat më pas i dorëzohen Komisionit Evropian. Në rastin e zonave sipas Direktivës së Habitateve, kryhet një vlerësim dhe proces përzgjedhjeje në nivel evropian, çka nuk parashikohet nën Direktivën e Zogjve. Vendet anëtare duhet të sigurojnë menaxhim të qëndrueshëm të të dy llojeve të zonave nga ana ekologjike, sociale dhe ekonomike.

http://ec.europa.eu/environment/nature/natura2000


Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al