Lajme dhe Lajmerim

08/06/2016
Të rinjtë flasin

Fituesit e Konkursit Artistik “Mendo NaturAL” u shpallën të dielën më datë 5 Qershor, gjatë ceremonisë përmbyllëse të Festivalit të Filmit Mjedisor, EFFA16. Të rinjtë shprehën mendimin e tyre mbi lidhjen mes njeriut dhe natyrës, duke parë disbalancën dhe dëmin e madh ndaj mjedisit. Shumica e punimeve apelojnë për veprime të menjëhershme sensibilizuese që ndryshojnë sjelljen njerëzore ndaj mjedisit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, e cila festohet në 5 qershor Caterina Carugati drejtuese e projektit NaturAL dhe Ervin Shehaj drejtor ekzekutiv i shoqatës “Green Line Albania” shpallën fituesit e konkursit. “Synimi ynë ishte rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit mes brezave të rinj” – tha Carugati, duke theksuar nevojën për më shumë vëmendje të publikut dhe medias në mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Pjesëmarrja e shumë artistëve të rinj ishte një risi positive e konkursit dhe një indikator i mendimit të të rinjve që duhet vlerësuar.

Në adresë të konkursit “Mendo NaturAL”, organizuar nga projekti NaturAL në bashkëpunim me shoqatën Green Line Albania dhe mbështetjen e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, u dorëzuan mbi 120 vizatime nga e gjithë Shqipëria. Punimet më të mira të përzgjedhura nga juria u ekspozuar prej datës 30 maj – 4 qershor në mjediset e Qendrës Multifunksionale TEN dhe iu nënshtruan procesit të votimit nga publiku.  Ditën e dielë pikturat u ekspozuan tek Reja, falë mbështetjes së Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Fituesit e konkursit janë:

Çmimi i parë

  • ‘Prerja e pemës’ nga Nikolina Bode
  • ‘Dy realitete' nga Adem Dervishi

Çmimi i dytë

  • ‘Druvari' nga Anxhela Sotiri Skualifikohet pasi pasi punimi i përket artistit të njohur shqiptar Agim Sulaj
  • ‘Shkrirja e planetit' nga Ardit Istrefi

Çmimi i tretë

  • ‘Pa Natyrën’ nga Kristina Xhuti
  • 'Meditimi i majmunit per thatësirën' nga Sonja Syla

Vizitoni galerinë e fotove për të parë punimet fituese.


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al