Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me ekspertët kombëtarë të biodiversitetit dhe përmes ushtrimeve me pjesëmarrje me aktorët dhe grupet e intereist që rezultoi në hartimin e një liste paraprake të propozuar e përbërë nga 43 zona me rëndësi për komunitetin.
“Është me shumë rëndësi që autoritetet kombëtare të mos nënvlerësojnë punën shkencore që duhet për të grumbulluar të gjitha të dhënat për të propozuar një listë për zonat dhe të gjitha habitatet dhe speciet që janë të listuara në këto direktiva” – tha Vito Emanuele Cambria nga Universiteti i Padovës, Itali që drejtoi punën e Rrjetit Natura 2000 në Shqipëri. “Për të siguruar të dhënat shkencore në nivel vendor dhe kombëtar është e rëndësishme të vazhdojë zbatimi i Natura 2000 si hapi i parë i punës kërkimore të ekspertëve prezantuar në Databazën e Biodiversitetit të Shqipërisë, (BioNNA),” sqaroi ai.
Ushtrimet praktike gjatë punës për identifikimin e zonave Natura 2000 si dhe përfshirja e ekspertëve u zbatuan përgjatë gjithë trajnimeve dhe workshopeve. Parimet e rrjetit Natura 2000 u shpjeguan, duke prezantuar metoda efektive të vlerësimit të habitateve dhe specieve, duke raportuar situatën e tyre aktuale. U krijua harta e vlerave natyrore dhe kulturore si dhe u trajtuan planet e menaxhimit dhe monitorimit. 18 ekspertë vendas, përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura u trajnuan mbi metodologjinë e procedurat e monitorimit, raportimin dhe vlerësimin e të dhënave sipas standardeve të Rrjetit Natura 2000 dhe u njohën me kërkesat dhe procedurat e Komisionit Evropian.
Në zonën e Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Cika u zhvillua një model specific që targeton nëvojën e kufijve të rrjetit Natura 2000. U mbajtën 2 workshope, 1 në parkun kombëtar të Llogarasë në 2018 dhe i dyti në 2019 në Orikum, Vlorë, të dyja përmes pjesëmarrjes, duke përfshirë aktorët (stafi i zonës së mbrojtur, komuniteti vendas, agjencitë turistike, barinj dhe peshkatarë, drejtues të pushtetit vendor, ekspertë të biodiversitetit) të ndarë në grupe pune dhe sesione të veçanta.
Objektivi i përbashkët i këtyre ndërhyrjeve shumëdimensionale me pjesëmarrjen e shumë aktorëve ishte diskutimi dhe identifikimi i vlerave natyrore, vlerësimi i avantazheve socio-ekonomike te habitateve dhe specieve, forcimi i lidhjeve mes shpërndarjes së vlerave natyrore dhe njohurive dhe pritshmërive të aktorëve, identifikimi i kërcënimeve të munshme ndaj ekosistemeve dhe identifikimi i zgjidhjeve që do të balancojnë nevojen për mbrojtje dhe zhvillimin socio-ekonomik të zonës Natura 2000 (pSCI AL000001 “Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Cika Complex Site”) dhe dizenjimi I kufijve të tij.
17/04/2019
Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë
17/04/2019
DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI
25/03/2019
Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë
25/01/2019
Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës
16/01/2019
#AlbanianWetlands Konkurs fotografie
10/01/2019
Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000