Lajme dhe Lajmerim

01/05/2019
Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me ekspertët kombëtarë të biodiversitetit dhe përmes ushtrimeve me pjesëmarrje me aktorët dhe grupet e intereist që rezultoi në hartimin e një liste paraprake të propozuar e përbërë nga 43 zona me rëndësi për komunitetin.

 “Është me shumë rëndësi që autoritetet kombëtare të mos nënvlerësojnë punën shkencore që duhet për të grumbulluar të gjitha të dhënat për të propozuar një listë për zonat dhe të gjitha habitatet dhe speciet që janë të listuara në këto direktiva” – tha Vito Emanuele Cambria nga Universiteti i Padovës, Itali që drejtoi punën e Rrjetit Natura 2000 në Shqipëri. “Për të siguruar të dhënat shkencore në nivel vendor dhe kombëtar është e rëndësishme të vazhdojë zbatimi i Natura 2000 si hapi i parë i punës kërkimore të ekspertëve prezantuar në Databazën e Biodiversitetit të Shqipërisë, (BioNNA),” sqaroi ai.

Ushtrimet praktike gjatë punës për identifikimin e zonave Natura 2000 si dhe përfshirja e ekspertëve u zbatuan përgjatë gjithë trajnimeve dhe workshopeve. Parimet e rrjetit Natura 2000 u shpjeguan, duke prezantuar metoda efektive të vlerësimit të habitateve dhe specieve, duke raportuar situatën e tyre aktuale. U krijua harta e vlerave natyrore dhe kulturore si dhe u trajtuan planet e menaxhimit dhe monitorimit. 18 ekspertë vendas, përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura u trajnuan mbi metodologjinë e procedurat e monitorimit, raportimin dhe vlerësimin  e të dhënave sipas standardeve të Rrjetit Natura 2000 dhe u njohën me kërkesat dhe procedurat e Komisionit Evropian.

Në zonën e Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Cika u zhvillua një model specific që targeton nëvojën e kufijve  të rrjetit Natura 2000. U mbajtën 2 workshope, 1 në parkun kombëtar të Llogarasë në 2018 dhe i dyti në 2019 në Orikum, Vlorë, të dyja përmes pjesëmarrjes, duke përfshirë aktorët (stafi i zonës së mbrojtur, komuniteti vendas, agjencitë turistike, barinj dhe peshkatarë, drejtues të pushtetit vendor, ekspertë të biodiversitetit) të ndarë në grupe pune dhe sesione të veçanta.

Objektivi i përbashkët i këtyre ndërhyrjeve shumëdimensionale me pjesëmarrjen e shumë aktorëve ishte diskutimi dhe identifikimi i vlerave natyrore, vlerësimi i avantazheve socio-ekonomike te habitateve dhe specieve, forcimi i lidhjeve mes shpërndarjes së vlerave natyrore dhe njohurive dhe pritshmërive të aktorëve, identifikimi i kërcënimeve të munshme ndaj ekosistemeve dhe identifikimi i zgjidhjeve që do të balancojnë nevojen për mbrojtje dhe zhvillimin socio-ekonomik të zonës Natura 2000 (pSCI AL000001 “Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Cika Complex Site”) dhe dizenjimi I kufijve të tij.


Lajmet e fundit

17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


25/03/2019

Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. “Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al