Lajme dhe Lajmerim

22/05/2016
Liqeni i Shkodrës si Burim i Jetës

Të ardhurat kryesore për komunitetin që jeton rreth Liqenit të Shkodrës sigurohen kryesisht nga bujqësia, blegtoria dhe turizmi. Peshkimi gjithashtu siguron të ardhura për banorët e fshatrave përeth liqenit. Projekti NaturAL feston Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Biologjik në Liqenin e Shkodrës, i shpallur Rezervat Natyror, duke ftuar komunitetin vendas ti bashkohet festimeve nën moton Liqeni i Shkodrës si Burim i Jetës, në kuadër të çeljes së Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër në bashkëpunim me bashkinë e qytetit, shoqatat mjedisore vendore, të mbështetura nga Projekti NaturAL do të përfshijnë përmes aktiviteteve të shumta fëmijë, të rinj e familjarë që të kontribuojnë në mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit në vendin tonë. “Çdonjëri prej nesh duhet të bëhet më i përgjejshëm dhe të respektojë mjedisin, pasi ai siguron mbijetesën tonë” – tha Drejtuesja e Projektit NaturAL Caterina Carugati.

Përgjatë rrugës së Shirokës, në një atmosferë festive, janë vendosur stenda për fëmijë duke i dhënë më shumë ngjyra biodiversitetit të zonës. Për të rinjtë do të prezantohen modelet për mbrojtjen e biodiversitetit realizuar nga nxënësit e shkollave të Velipojës dhe stenda për adoleshentet dhe të rriturit ku ata do të diskutojnë dhe gjenerojnë ide për mbrojtjen e biodiversitetit. OJF-të vendase do të prezantojnë aktivitetin e tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve. Disa shoqata do të ofrojnë ture biçikletash përgjatë Bregut të Liqenit si dhe do të prezantohen inisiativat vendase, turet e varkave dhe shëtitjeve që ofrohen përgjatë Rezervatit Natyror të Menaxhuar të Liqenit të Shkodrës .

Këto aktivitete synojnë promovimin e rëndësisë së Liqenit të Shkodrës si Rezervat i Natyror i Menaxhuar dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rolin thelbësor që luajnë zonat e mbrojtura në sigurimin e shërbimeve të ekosistemeve siç është sigurimi i ushqimit të shëndetshëm.

“Duke ndalur humbjen e biodiversitetit ne investojmë tek njerëzit, mirëqënia dhe jetesa e tyre. Biodiversiteti është baza për jetën dhe shërbimet e domosdoshme që sigurohen nga ekosistemet. Kjo fuqizon jetesën e popullatës dhe zhvillimin e qëndrueshëm në të gjitha fushat, duke përfshirë sektorët e ekonomisë si bujqësia, peshkimi, pyjet e turizmi. Këtë vit duam të rrisim ndërgjegjësimin në lidhjen midis zonave të mbrojtura dhe vlerave të një natyre të shëndetshme për një zhvillim të balancuar “ – tha Carugati.


Lajmet e fundit

16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al