Lajme dhe Lajmerim

13/05/2016
Zonat e Mbrojtura promovohen si destinacione për zhvillimin e turizmit të ngadaltë dhe vrojtimit të zogjve

Për herë të parë Shqipëria prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të turizmit të natyrës dhe vrotimit të zogjve në Comacchio, Parku Po Delta në Itali, duke promovuar zonat e mbrojtura si destinacione për zhvillimin e vrojtimit të zogjve dhe turizmit të ngadaltë (slow tourism). Pelikani kaçurel dhe pulëbardha Audouini, specie në rrezik zhdukje, turizmi lumor dhe rafting, biçikletat dhe ecja janë disa nga atraksionet që ofrojnë parqet shqiptare, të cilat synojnë të përfshihen në hartën e turizmit të rajonit të Adriatikut.

Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM, organizata mjedisore  dhe media të mbështetura nga projekti NaturAL ishin pjesë e delegacionit shqiptar që promovoi këto zona përmes një stende të dedikuar në panair (29 prill - 1 maj 2016). Vëmendje iu kushtua wetlands, si habitati më I rëndësshëm për zogjtë migratorë dhe kryesisht Liqeni i Shkodrës Rezervat Natyror i Menaxhuar, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, Peisazhi i Mbrojtur Lumi i Bunës-Velipojë dhe Peisazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë. Duke shfaqur foto të habitateve dhe llojeve të shpendëve, në panair u prezantua bukuria dhe potenciali i ligatinave, përfshirë në basenin e Adriatikut, pjesë e rrugës migratore të zogjve përgjatë Adriatikut lindor, duke tërhequr në këtë mënyrë një numër të madh vizitorësh.

Ministria shqiptare e Mjedisit dhe Agjencia Kombëare e Zonave të Mbrojtura po punojnë fort në drejtim të ruajtjes së mjedisit duke kontribuar në diversifikimin e tij në mënyre të qëndrueshme dhe duke siguruar zhvillim ekonomik me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare dhe OJF-ve vendase,

Drejtuesja e projektit NatyrAL Caterina Carugati dhe Taulant Bino nga shoqata ornitologjike e Shqipërisë morën pjesë gjatë panairit në workshop-in e organizuar Organizata Italiane e Mbrojtjes së Shpendëve, LIPU.  Duke vënë në dukje potencialin e madh të vendit tonë për zhvillimin e turizmit të ngadaltë dhe të natyrës znj. Carugati foli për potencialin e jashtëzakonshëm të zonave të mbrojtura dhe rëndësinë e rrjetit Natura 2000 që po zhvillohet përmes projektit NaturAL. Në linjë me direktivën evropiane Natura 2000 do të sjellë mbrojtjen dhe promovimin e e traditës vendase duke e balancuar me mbrojtjen e natyrës. Z. Bino përmendi rëndësinë e 10 IBAs (Zonat e rëndësishme të shpendëve) të krijuara së fundmi në vend, të cilat e kanë shndëruar vendin në një hot spot të rëndësishëm për vrojtimin e zogjve dhe mbështetje për zhvillimin e këtij turizmi të veçantë.

Delegacioni shqiptar shfrytëzi aktivitetet e shumta të organizuara gjatë panairit, si workshope dhe turet e vrojtimit të zogjve, të cilat shërbyen për të fituar njohuri të reja, shkëmber eksperienca dhe takimi me operatorë me të cilët ndanë praktika konkrete të inisiativës së turizmit të ngadaltë (slow tourism) e cila mund të replikohet edhe zonat tona të mbrojtura. Kjo vizitë studimore ishte një mundësi shumë e mirë për përfaqësuesit e AKZM-së, për të zgjeruar rrjetin mes organizatave simotra, parqeve dhe administrative rajonale për promovimin e turizmit të ngadaltë në rajonin e Adriatikut. 

Shikuar këtë video (në gjuhën shqipe)


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al