Lajme dhe Lajmerim

17/04/2019
DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe kërcënime si pasojë e zhvillimeve që po përjeton vendi vitet e fundit. Për të adresuar këto problematika projekti NaturAl, partnerët, organizatat dhe ekspertët e tij kanë invetuar shumë për të mbështetur zonat e mbrojtura dhe të nisin krijimin e rrjetit Natura 200 në vend.

“Në 2015 administrimii zonave të mbrojtura ishte thuajse inegzistent, ndërsa tani kemi në funksion një system të tërë që menaxhon 18% të territorit. Numri i vizitorëve në zonat e mbrojtura është rritur në mënyrë të ndjeshme. Këto janë dëshmi suksesi të politikave dhe investimeve të qeverisë, përfshi kontributin e projektit NaturAl”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë konferencës ‘Drejt Rrjetit Natura 2000 në Shqipëri”. Ky aktivitet bëri bashkë më 16 dhe 17 proll 2019 ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, akademikë, institute kërkimore, përfaqësues të qeverisë dhe partner të projektit të cilët nganë njohuritë dhe diskutuar për hapat e mëtejshëm për mbrojtjen e natyrës, ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

 “Duke përqafuar standardet e BE-së, Shqipëria po përparon drejt plotësimit të kushteve për hapjen e negociatave në kapitullin e mjedisit dhe ndrysheve klimaterike. Projekti NaturAl ka bërë një punë shumë të rëndësishme, duke afruar rrjetin e zonave të mbrojtura në Shqipëri në linjë me rrjetin e BE-së Natura 2000”, tha Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, në fjalën e tij, duke folur në konferencë në emër të Komisionerit të BE-së për mjedisin, peshkimin dhe çështjet detare Karmenu Vella.

Projekti NaturAl ka nisur punë në 2015, në të njëjtën kohë me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, duke ofruar mbështetje për përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në vend dhe nisjen e krijimit të rrjetit Natura 2000, duke u përqëndruar në:

Trajnime dhe forcimin e kapaciteteve: - Rreth 100 persona nga agjencia dhe zyrat rajonale janë trajnuar në mbrojtjen e biodiversitetit, zbatimin e planeve dhe protokolleve monitoruese, luftës kundër zjarreve dhe fatkeqësive natyrore, si dhe kanë marrë pjesë në vizita studimore dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit.

Monitorimi i jetës së egër – Eshtë krijuar Databaza Kombëtare e Biodiversitetit (BIONNA) dhe Sistemi i menaxhimit dhe informimit të jetës së egër të cilat përdoren nga rejnxhërsat për të mbledhur dhe analizuar të dhënat e jetës së egër dhe statusin e biodiversitetit në Shqipëri. Projekti investoi në mjete motorike (makina off-road, motocikleta, bicikleta dhe varka lundrimi) dhe pajisje të tilla si kompjutera dhe mjetet e inspektimit (dylbi, teleskopë, GPS, kamera kurth).

Mardhëniet me komunitetin– Vëmendje e vecantë I është kushtuar komuniteteve që jetojnë në zonat e mbrojtura. 3 qendrat e reja të rindërtuara me fondet e projektit në parqet kombëtare të Divjakë-Karavasta, Llogora dhe Dajt janë shembulli më i mirë i bashkë-ekzistencës mes vizitorëve të parqeve, rejnxhërsave dhe komunitetit vendas. Projekti ka investuar rreth 1 milion euro në rehabilitimin e infrastrukturës, përmirësimin e kushteve dhe mjediseve të punës për stafet e administrative rajonale në Shkodër, Velipojë, Kukës, Berat, Lezhë, Shebenik, Llogora, Peshkopi, Bredhi i Hotoves, Dajti, Tomori, etj.

Natura 2000 – Janë identifikuar rreth zona të mundshmë të Natura 2000 me interes për komunitetin, duke krijuar një listë paraprake me 43 zona të propozuara. Eksperienca që lidhen me Rrjetin Natura 2000 në Greqi, Kroaci dhe Serbi u paraqitën gjatë konferencës. Ekspertët theksuan se mënyra e vetme për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkuruese është mbrojtja e natyrës dhe krijimi i një balance mes burimeve dhe ambicieve njerëzore që lidhen me mënyrën si duam të jetojmë.

"Të punonim bashkarisht në terren këto 4 vitet e fundit, së bashku me ekspertë vendas e të huaj arritëm ta bënim realitet atë që në fillim ishte vetën një ide. Na udhëhoqi pasioni në punën tonë, aty ku natyra duhet të ketë prioritet mbi zhvillimin ekonomik," - tha Zamir Dedej, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM gjatë konferencës "Drejt Rrjetit Natura 2000 në Shqipëri"

I pranishëm në konferencë, Ambasadori Italian Alberto Cutillo theksoi se ne duhet të gjejmë mënyra se si të përfshijmë të gjithë aktorët në mbrojtjen e zonave të mbrojtura, në dobi të mjedisit dhe shoqërisë. Tanimë që projekti ka ardhur drejt fundit pjesëmarësit u angazhuan të mbështesin ekosistemet dhe të punojnë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në zonat e mbrojtura dhe sigurimin e përfitimeve ekonomike për komunitetet.

Fotot nga aktiviteti mund ti shikoni duke vizituar Galerinë


Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


25/03/2019

Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. “Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al