Lajme dhe Lajmerim

25/03/2019
Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë.

“Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture turizmi më miqësor me mjedisin. Ky lloj turizmit bazohet në ruajtjen e natyrës për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm.", deklaroi Ambasadori Soreca gjatë ceremonisë së inaugurimit.

“Qendra e Vizitorëve në Dajt është e 7-ta qendër e ndërtuar në Zonat e Mbrojtura. Ato nuk janë thjesht Qendra informimi, por ura komunikimi që mbështesin zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm” tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian NaturAl ka mbështetur realizimin e ekspozitës edukuese në Qendër. Kjo hapësirë e re do të forcojë bashkëpunimin mes rejnxhërsave dhe komunitetit vendor, duke promovuar kulturën dhe prodhimet e zonës brenda parkut si dhe duke forcuar mekanizmat për menaxhimin efektiv, duke sjellë më pranë Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë me standartet evropiane për mbrojtjen e natyrës.

Qendra e Vizitorëve në Dajt është një shembull i investimit afatgjatë me një vizion të qartë që garanton mbrojtjen e natyrës e cila shkon paralelisht më mirëqënien e komunitetit që jeton në këto zona. Ajo do të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, duke promovuar vlerat e zonës, produktet dhe traditat si dhe bukuritë natyrore që ofron zona.

Përmes projektit NaturAl BE ka investuar rreth 130,000 euros në Parkun Kombëtar të Dajtit – një vlerësim për Parkun dhe kontributin e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë në mbrojtjen e biodiversitetit Evropian dhe botëror.  Qendra e vizitorëve të Dajtit është Qendra e 3-të që projekti ka mbështetur 4 vitet e fundit për të forcuar kapacitetet kombëtare dhe për të përgatitur Shqipërinbë drejt rrjetit Natura 2000, një instrument kyc për mbrojtjen e biodiversitetit në Bashkimin Evropian.

Për të parë fotot e aktivitetit vizitoni Galleria.


Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al