Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.
Zonat pjesë e rrjetit Natura 2000 janë përzgjedhur në mënyrë shkencore. Hapi i parë për çdo vend anëtar të Bashkimit Evropian është identifikimi i zonave të rëndësishme për speciet dhe habitatet në territoret e tyre që janë pjesë e listës së Zonave të propozuara me Interes për komunitetin (pSCI). Prof. Tommaso Sitzia dhe Vito Emanuele prezantuan procesin gjatë workshopit dhe ndanë rezultatet e punës së ekspertëve që identifikuan pSCI në Karaburun – Llogara - Mali i Çikës, në kuadër të projektit NaturAL.
Prof. Petrit Hoda dhe Michele De Sanctis shpjeguan metodologjinë dhe rezultatet paraprake në lidhje me shpërndarjen e habitateve të bimëve dhe specieve me interes për komunitetin duke përmbledhur në një listë prej 19 zonash të rëndësishme të parapërzgjedhura.
Philippe Theou dhe Erald Xeka informuan të pranishmit rreth 125 lloje kafshësh të parapërzgjedhura për të njëjtën zonë, 62 prej të cilave të listuara në Direktivën e Zogjve dhe Habitateve dhe të tjerat me nivel të lartë sa i takon rëndësisë për ruajtjen e tyre. Ekspertët e shfrytëzuan këtë mundësi për të prezantuar speciet kryesore, rëndësinë e tyre dhe rreziqet me të cilët përballen.
Me qëllimin për të identifikuar një seri masash për mbrojtjen e tyre, ekspertët dhe personat përgjegjës nga komuniteti vendas caktuan vlerat natyrore në hartë si dhe rreziqet që i kërcënojnë përmes ushtrimeve me pjesëmarrje. Puna e ekspertëve dhe shkencëtarëve do të vazhdojë dhe pjesëmarrja e komunitetit vendas konsiderohet shumë e rëndësishme për suksesin e këtij procesi.
Për të parë fotot e aktivitetit vizitoni Galleria.
01/05/2019
Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri
17/04/2019
Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë
17/04/2019
DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI
25/03/2019
Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë
25/01/2019
Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës
16/01/2019
#AlbanianWetlands Konkurs fotografie