Lajme dhe Lajmerim

25/01/2019
Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në një pikë inovative referimi që ofron informacion mbi ekosistemin natyror dhe menaxhimin e tij përmes administratës së parkut.

Ceremonia e inagurimit bashkoi Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadorin Luigi Soreca, Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, AKZM-së, bashkisë Vlorë, komunitetit të donatorëve shoqërisë civile dhe medias për të theksuar rëndësinë e turizmit të natyrës që mbështet mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

“Ky investim është pjesë e përpjekjeve të BE-së EU për promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të bazuar në natyrë në Shqipëri" – tha Ambasadori Soreca. “Investim spektakolar në Parkun Kombëtar të Llogarasë, qendër e re për turistët me standarde europiane” – tha ministri Klosi teksa falenderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen.

Qendra e vizitorëve është konceptuar si një mjedis edukimi mjedisor që u shërben jo vetëm ekspertëve të mjedisit dhe atyre që studiojnë natyrën, por edhe shkollave përreth duke u ofruar vizitorëve një qasje gjithëpërfshirëse të zonës së mbrojtur. Rëndësia mjedisore e parkut përshkruhet përmes paneleve grafike tredimensionalë, të fokusohen tek sistemet e pyjeve dhe kullotave karakteristike të zonës. “Shtëpia e Bletës” është një ekspozitë e e jashtme që ofron informacion mbi rëndësinë ekologjike të pjalmimit.   

Qendra do të shërbejë gjithshtu edhe për forcimin e bashkëpunimit mes parkut dhe komunitetit vendas duke promovuar kulturën e zonës prodhimet dhe traditat e saj.

Përgjatë viteve të fundit projekti NaturAl ka mbështetur AKZM-në në hedhjen e hapave të rëndësishmë për të përmirësuar trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, duke bashkëpunuar me Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe shoqatave në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Parku Kombëtar i Llogarasë është një ndër 10 Zonat e Mbrojtura, ku janë dedikuar për këtë qëllim fondet e projektit. Mbështetja e përgjithshmë e projektit për AdZM-në Vlorë (përfshi investimet në infrastrukturë, mjete e pajisje, trajnime dhe forcim kapacitetesh, mbështetje për komunitetin dhe fushata ndërgjegjësimi) kap vlerën e rreth 300,000.00 EURO. 

Për të parë fotot e aktivitetit vizitoni Galleria.


Lajmet e fundit

16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al