Lajme dhe Lajmerim

01/05/2016
MENDO NaturAL Konkurs Arti hapur!

Na tregoni se si i shikoni  Zonat e Mbrojtura dhe Ruajtjen e Biodiversitetit-  Ka ardhur koha për tu marrë seriozisht me “humorin” në lidhje me natyrën në Shqipëri! Nëse jeni 14 – 19 vjeç, na dërgoni vizatimet tuaja satirike dhe humoristike në format A3 (teknikat: akuarel, laps, stilolaps, qymyr) që kanë lidhje me biodiversitetin sipas pesë temave të përcaktuara nga EFFA. Sigurohuni që vizatimet tuaja të na i dërgoni të kornizuara – korniza duhet të jetë përgatitur nga ju me material të riciklueshëm (psh. Rripa plastike, shishe etj). Konkursi mbyllet në datë 25 Maj. Sigurohuni që të lexoni Termat dhe Kushtet.

Temat e EFFA: (1) biodiversiteti; (2) agrikultura dhe mjedisi; (3) femrat dhe mjedisi; (4) shëndeti dhe mjedisi (5) ndryshimi klimaterik dhe risqet mjedisore.

Vizatimet e përzgjedhura do të ekspozohen në mjediset e Qendrës Rinore – Tiranë, në datat 30 maj – 3 qeshor, hyrja e lirë për publikun i cili do të vlerësojë punimet dhe fituesit do të shpallen gjatë ceremonisë përmbyllëse të EFFAs.  Konkursi organizohet nga projekti NaturAL në bashkëpunim me shoqatën “Green Line Albania”, duke synuar rritjet e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.


Shkarko: Mendo_NaturAL_Termat_dhe_Kushtet.pdf

Lajmet e fundit

16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al