Lajme dhe Lajmerim

09/11/2018
Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash.

E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes përfaqësuesve të komunitetit vendas, OFJ-ve, AdZM-ve, AKZM, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe projektit NaturAl. Rehabilitimi i zyrave dhe krijimi i qendrës së trajnimit u realizua me mbështetjen financiare të projektit të financuar nga BE-ja NaturAl, një investim që kap vlerën e 115.000 Euro. Zyrat e reja janë pajisur me të gjitha facilitetet e nevojshme tualete, dushe, kuzhinë dhe dhoma gjumi të cilat mundësojnë akomodimin e 22 personave. Një zyrë e madhe është në dispozicion të profesionistëve të interesuar për zonat e mbrojtura që cilët do të organizojnë takime, trajnime apo shkëmbime eskperiencash.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet ndoqën një prezantim të detajuar mbi vlerat e Parkut Natyror Korab – Korritnik dhe aktiviteteve të organizuara nga AdZM-ja Kukës. Projekti NatyrAl ka mbështetur Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) në ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore në Shqipërisë, në veçanti duke bashkëpunuar me zyrat rajonale dhe OJF-të në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të zonave të mbrojtura.

Projekti ka investuar përmes trajnimeve dhe ndërtimit të qendrave të vizitorëve dhe ka kontribuuar në rritjen e kapaciteteve për autoritetet lokale dhe OJF-të e zonave për të aplikuar për thithje fondesh dhe menaxhimin e projekteve mbi zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përfshi promovimin e produkteve vendase dhe shërbimet në fushën e turizmit.

Plani i menaxhimit të Parkut u prezantua gjithashtu për të pranishmit dhe kopje të tij u shpërndanë, një botim që u vjen në ndihmë ekspertëve dhe aktorëve për mbrojtjen dhe menaxhimin e parkut në mënyrë efiçente. Plani është gjithahstu një mjet i rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi vlerat dhe përfitimet që ofron zona.

Ceremonia e inagurimit të qendrës së re të trajnimit u pasua nga panairi i produkteve të zonës, çka dëshmon për potencialin e madh që ka kjo zonë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Për të parë fotot e aktivitetit vizitoni Galleria.


Shkarko: 45742682_2120892404906868_449118369296154624_n.jpg

Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


25/03/2019

Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. “Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al