Lajme dhe Lajmerim

18/09/2018
Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM.

Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare dhe ato të prezantimit në mënyrë që të promovojnë më mirë zonat e mbrojtuara dhe të rrisin ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e natyrës.

5 module të dedikuara mbi (I) Parimet e Komunikimit, shkrimi dhe teknikat e intervistimit; (II) Organizimi i eventeve; (III) Aspektet financiare të zonave të mbrojtura (IV) Menaxhimi dhe kontrolli & (V) Raportimi & publikimi u përcollën nga stafi i kualifikuar i projektit NaturAL, IUCN dhe AKZM.

“Përmes ushtrimeve në grup dhe prezantimeve ne përmirësuam aftësitë, të nevojshme për punën tonë të përditshme. Ishte shumë me vlerë të ndanim praktikat më të mira dhe eksperiencat mes njëri-tjetrit dhe ti replikonit ato në zonat tona”- u shpreh  Ornela Poçi nga AdZM Elbasan gjatë ceremonisë së dorëzimit të çertifikatave.

Trajnimi mbi organizimin e aktiviteteve dhe fushatave të ndërgjegjësimit përmes shembujve praktikë ndihmoi oficerët e komunikimit të planifikojnë në mënyrë të efektshme aktivitetet e ardhshme dhe të arrijnë rezultate të mira.

Trajnimi i ndihmoi ata të mbështesin objektivat e AKZM-së për të informuar, komunikuar dhe edukuar grupet e identifikuara: vizitorë, anëtarë të komuniteteve dhe menaxherë të burimeve natyrore mbi rëndëësinë e mbrojtjes së natyrës dhe rolit të zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Për të parë fotot e aktivitetit vizitoni Gallery.


Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


25/03/2019

Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. “Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al