Lajme dhe Lajmerim

31/07/2018
SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl.

Rangers-at shqiptarë, mbrojtësit e zonave të mbrojtura të vendit, festuan në këtë ditë fitoren e tyre të parë që u njoftua nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi gjatë fjalës së tij përshëndetëse. “Fituam betejën e parë në mbrojtje të natyrës. Gjykata administrative shqiptare vendosi në favorin tonë, duke anulluar kontratën për ndërtimin e 2 hidrocentraleve në kanionet e Osumit, duke mbrojtur trashëgiminë e madhe natyrorë të kësaj zone”,-tha Ministri Klosi.

AI vlerësoi përpjekjet e Rangers-ave në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët natyrore dhe lartësoi rolin e tyre të jashtëzakonshëm në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës mes qytetarëve.

Aktiviteti kremtoi gjithashtu zbatimin e programit të parë në Shqipëri Rangers-at e rinj që u mbështet nga projekti NaturAl. Vetëm gjatë këtij viti, 109 të rinj iu bashkuan këtij programi, duke shërbyer si multiplikatorë të punës së rangers-ave. Stafi i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura ndau eksperiencat e tyre nga zbatimi i këtij programi duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mes gjeneratave të reja edukimin e brezave të ardhshëm të mbrojtjes së mjedisit dhe bukurive të natyrës shqiptare. Në fund të këtij aktiviteti Ministri Klosi dorëzoi certifikatat për rangers-at e rinj të cilët përfunduan me sukses këtë program.

Gjatë diskutimeve Z.Genci Kacori, kryetar i shoqatës kombëtare të parqeve të Shqipërisë prezantoi arritjet gjatë vitit të parë të krijimit të shoqatës dhe sfidat që shtrohen përpara, duke u përqëndruar në rritjen e kapaciteteve të rangers-ave përmes programeve të trajnimitme homologët evropianë.

Z. Niklas Gӧth nga shoqata zvicerane e rangers-ave dhe z. Branko Štivić nga shoqata kroate ndanë eksperiencat e tyre mbi punën e rangers-ave dhe nevojën për të forcuar më shumë statusin e tyre. Të gjithë të pranishmit mbajtën një minutë heshtje për të përkujtuar rangers-at anembanë botës që kanë paguar çmimin më të lartë, humbjen e jetës, duke mbrojtur natyrën.

Për të parë fotot e aktivitetit vizitoni Gallery.


Lajmet e fundit

09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


18/06/2018

Qendra e re e vizitorëve në Parkun e Divjakës - ftojmë njerësit të shijojnë natyrën

Qendra e re e vizitorëve u inagurua më 18 qershor 2018 në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, duke mirëpritur komunitetin vendas, turistët vendas dhe të huaj, organizaatat e shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve vendore, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe medias, në një ceremoni...

Lexo më shumë


29/05/2018

HAPAT E GJELBËR MAGAZINE

Numri i fundit i Revistës Hapat e Gjelbër u publikua! I përgatitur nga Artenisa Peçulaj dhe Erald Xeka, me mbështetjen e Projektit NaturAL, kjo revistë ka për qëllim formësimin e sjelljes së brezit të ri në Shqipëri dhe frymëzimin e tyre për të qenë më afër natyrës duke ju shpjeguar si ndodhin proceset natyrore në mënyrën më të...

Lexo më shumë


21/05/2018

Festojmë Trashëgiminë Natyrore

Maji është muaji i kremtimit të natyrës! Këtë vit Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) feston 10-vjetorin e krijimit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, me mbështetjen e projektit të financuar nga BE, NaturAl. Në datat 19 dhe 20 maj 2018 përmes aktiviteteve të shumta kremtojmë pasurinë e madhe natyrore të parkut, që vizitohet nga macja më...

Lexo më shumë


09/05/2018

Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë pjesë e festimeve të Ditës së Evropës

Sheshi Skëndërbej në Tiranë u transformua në masterpiece të Evropës ku ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe projektet e financuara nga BE-ja në Shqipëri iu bashkuan Fshatit të BE-së për të festuar Ditën e Evropës. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin pjesë e këtij aktiviteti të mbështetura nga projekti NaturAl.   Stafi i...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al