Lajme dhe Lajmerim

18/06/2018
Qendra e re e vizitorëve në Parkun e Divjakës - ftojmë njerësit të shijojnë natyrën

Qendra e re e vizitorëve u inagurua më 18 qershor 2018 në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, duke mirëpritur komunitetin vendas, turistët vendas dhe të huaj, organizaatat e shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve vendore, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe medias, në një ceremoni zyrtare.

Rërfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri i pranishëm në ceremoni. Z. Sylvain Gambert drejtues i seksionit politik, ekonomik dhe informacionit theksoi se përmes projektit NaturAl BE po investon në mbrojtjen, menaxhimin dhe promivimit të zonave të mbrojtura në Shqipëri. Duke vënë theksin tek fakti se është në interesin tonë të mbrojmë burimet natyrore ai u shpreh: “Legjislacioni në fuqi dhe zbatimi i ligjit janë thelbësore. Rejnxhërsat që punojnë këtu do të luajnë një rol kyç në mbrojtjen e natyrës së Divjakës. Kjo qendër e re vizitorësh dhe puna e rejnxhërsave do të kontribuojnë në mbrojtjen e florës dhe faunës së parkut dhe do të luajnë një rol kyç në edukimin e e njerëzve për të respektuar parkun dhe të rrisin ndërgjegjësimin për vlerat e ekosistemit të parkut“, përfundoi Gambert.

Pjesëmarrësit vlerësuan bukuritë natyrore, biodiversitetin dhe ekosistemet e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, një destinacion me potencial të lartë turistik që ofron tur me biçikleta, vizita në park të shoqëruara më udhërrëfyes rajnxhërsat e vegjël dhe produkte tipike të zonës. Për prefektin e Fierit Z. Baki Bala qendra e re e vizitorëve është një vlerë e shtuar jo vetëm për parkun, por për të gjithë vendiin.“Kjo qendër do të lidhë vizitorët me natyrën, do të ofrojë informacionet e duhura dhe do të lartësojë respektin për këtë park“, u shpreh ai.

Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Z. Zamir Dedej vlerësoi investimin e BE-së përmes projektit NaturAl në këtë qendër dhe theksoi se qëllimet edukuese të saj dhe bashkëpunimi me komunitetin vendor për një menaxhim më efektiv të qendrës do të promovojnë vlerat e parkut.“ Gjatë viteve të fundit projekti ka mbështetur AKZM-në të ndërrmarë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e pasurisë natyrore të vendi, në veçanti duke bashkëpunuar më administratat rajonale të zonave të mbrojtura dhe NGO-ve vendore për të mbrojtur vlerat e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta“, tha Dedej.

Përveç realizimitt dhe konceptit të ekspozimit të qendrës së vizitorëve dhe pajisjes së saj moderne, projekti NaturAL po punon për realizimin e 2 qendrave të tjera vizitorësh një investim që arrin në 200,000 EUR.  Znj. Caterina Carugati, drejtuese e NaturAl vlerësoi se këto investime synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe forcimin e marrëdhënieve me komunitetin. “Ky bashkëpunim është thelbësor për  menaxhimin efektiv të zonës dhe kontribuon në kthimin e kapitalit natyror në një burim zhvillimi që do të gjenerojë të ardhura për komunitetin“, përfundoi ajo.

Qendra është e pajisur me 35 panele. Investimi i projektit të financuar nga BE, NaturAL ofron informacione të detajuara mbi ekosistemin unik të parkut Divjaka-Karavasta National Park dhe biodiversitetin e larmishëm. Brenda qendrës ndodhet një kënd i dedikuar për fëmijët ku mund të eksplorojnë florën dhe faunën e parkut. Një dyqan i vogël menaxhuar nga një NGO e zonës ofron suvenire me simbolin e parkut, pelikanin kaçurrel. Divjakë - Karavasta është shtëpia e pelikanit kaçurrel dhe i vetmi vend në Shqipëri ku ai folëzon. Parku është një burim i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe aktivitetit ekonomik të zonës.

Për të parë fotot e aktivitetit vizitoni Galleria.


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al