Lajme dhe aktivitete

21/05/2018
Festojmë Trashëgiminë Natyrore

Maji është muaji i kremtimit të natyrës! Këtë vit Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) feston 10-vjetorin e krijimit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, me mbështetjen e projektit të financuar nga BE, NaturAl. Në datat 19 dhe 20 maj 2018 përmes aktiviteteve të shumta kremtojmë pasurinë e madhe natyrore të parkut, që vizitohet nga macja më e madhe e egër e Evropës (Rrëqebulli), Lynx lynx balcanicus.

Parku Kombëtar Shebenik – Jabllanicë është një ndër shembujt e pakët ku përpjekjet e përbashkëta të qeverisë, bashkisë, stafit të agjencisë donatorëve dhe komunitetit vendas krijojnë një model të suksesshëm të shfrytëzimit të burimeve dhe shërbimeve të Parkut në një mënyrë të qëndrueshme.

Ndër aktivitetet kryesore të këtyre festimeve është inaugurimi i katit të 2-të të qendrës së vizitorëve në Fushë – Stude, e realizuar me mbështetjen e projektit NaturAl. “Ne po investojmë në qendrat e vizitorëve në zonat e mbrojtura për të ekspozuar të gjithë vlerat dhe biodiversitetin e pasur të natyrës së jashtëzakonshme të Shqipërisë dhe jetës së egër. Në po mbështesim gjithashtu komunitetin shkencor duke u mundësuar pikat dhe stacionet e trajnimit dhe kërkimeve, duke synuar të rrisim njohuritë rreth biodiversitetin dhe mbajtjen e tij nën kontroll”, u shpreh Caterina Carugati, drejtuesja e projektit NaturAl.

Gjatë këtyre 2 ditëve duke u ndodhur më pranë natyrës dhe komunitetit vendas pjesëmarrësit festuan pasurinë e përbashkët natyrore dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm. Ata u bënë pjesë e guidave të drejtuara nga Rangers-at dhe Junior Rangers-at në shtegun Llangë si dhe shkëmbyen pikpamje dhe informacione rreth biodiversitetit të parkut gjatë orëve edukuese rreth natyrës. Zona e piknikut e krijuar për turistët dhe vizitorët u inagurua përgjatë shtegut të krijuar nga AdZM së bashku me Junior Rangers. Veç ecjeve dhe shëtitjeve me bicikletë të pranishmit shijuan edhe ushqimet tradicionale vendase.

Çdo ditë e këtyre festimeve shpalosi se si bashkëpunimi mes komunitetit, OJF-ve, administratës së zonave të mbrojtura, të rinjve dhe të gjithë aktorët që punojnë për mbrojtjen e natyrës mund të garantojnë jetëgjatësinë e asaj çka është më e rëndësoshme për ne të gjithë. Zonat e mbrojtura kremtojnë natyrën dhe mbrojnë burimet e nevojshme që na sigurojnë shërbimet e ekosistemeve, aq të domosdoshme për mbijetesën tonë. Ato janë pasuria që u përcjellim brezave.

Për më shumë informacion, vizitoni Galerinë.


Lajmet e fundit

29/05/2018

HAPAT E GJELBËR MAGAZINE

Numri i fundit i Revistës Hapat e Gjelbër u publikua! I përgatitur nga Artenisa Peçulaj dhe Erald Xeka, me mbështetjen e Projektit NaturAL, kjo revistë ka për qëllim formësimin e sjelljes së brezit të ri në Shqipëri dhe frymëzimin e tyre për të qenë më afër natyrës duke ju shpjeguar si ndodhin proceset natyrore në mënyrën më të...

Lexo më shumë


09/05/2018

Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë pjesë e festimeve të Ditës së Evropës

Sheshi Skëndërbej në Tiranë u transformua në masterpiece të Evropës ku ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe projektet e financuara nga BE-ja në Shqipëri iu bashkuan Fshatit të BE-së për të festuar Ditën e Evropës. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin pjesë e këtij aktiviteti të mbështetura nga projekti NaturAl.   Stafi i...

Lexo më shumë


22/04/2018

Dita e Tokës – Në një diskutim me fëmijët e Bogës dhe Kamicës

Festimi i Ditës së Tokës ishte një nga aktivitetet më të rëndësishme të zhvilluara gjatë muajit Prill. Ky aktivitet u organizua nga VIS Albania në bashkëpunim me projektin NaturAL dhe Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Shkodër. Aktiviteti u zhvilluar në Bogë me fëmijët e shkollës së Bogës dhe Kamicës. Fëmijët u prezantuan...

Lexo më shumë


20/04/2018

Të mbrojmë natyrës është detyra jonë

Me këtë slogan Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri (AKZM), projekti i financuar nga BE NaturAl dhe Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS) morën pjesë në edicionin e 2-të të Panairit Mesdhetar të Turizmit, organizuar në Shqipëri në fillim të muajit prill. Qëllimi ishte promovimi i zonave të mbrojtura si destinacione turistike të...

Lexo më shumë


10/11/2017

Zëri i Natyrës

Në një format të veçantë aktiviteti “Dyert e së nesërmes” i cili u zhvillua në datat 1-8 nëntor në Tiranë, Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Shqipëri mblodhi përfaqësues të qeverisë, donatorë, pjesëtarë të komunitetit vendor, sipërmarrës, dhe aktivistë të mjedisit për të diskutuar mbi...

Lexo më shumë


30/10/2017

NATURAL mbështet edicionin e 5-të të festivalit të filmit mjedisor ne shqipëri

Mbrojtja dhe promovimi i mjedisit si dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike nuk është më një opsion, është një sfidë globale. Më këtë qëndrim organizata të ndryshme mjedisore në Shqipëri mbështetën përmes bashkëfinancimeve dhe organizuan edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri (EFFA) i cili u mbajt në datat...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al