Sheshi Skëndërbej në Tiranë u transformua në masterpiece të Evropës ku ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe projektet e financuara nga BE-ja në Shqipëri iu bashkuan Fshatit të BE-së për të festuar Ditën e Evropës. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin pjesë e këtij aktiviteti të mbështetura nga projekti NaturAl.
Stafi i Agjencive Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Elbasanit dhe Tiranës iu bashkuan stendës së projektit NaturAl për të promovuar vlerat dhe biodiversitetin e pasur të Shqipërisë dhe për të informuar vizitorët rreth rëndësisë së mbrojtjes së natyrës.
Këndi i BE-së i dedikuar për fëmijët i mirëpriti me vizatimet për jetën e egër dhe lojrat e ndryshme të organizuara. Fëmijët u njohën me vlerat e zonave të mbrojtura të shpjeguara nga bashkëmoshatarët e tyre nga Librazhdi, të cilat janë pjesë e programit Junior Rangers që mbështetet nga projekti.
Caterina Carugati, drejtuesja e projektit NaturAl dhe Ornela Poçi nga RAPA Elbasan ishin panelistet e forumit "Si të mbrojmë bukuritë e natyrës shqiptare” së bashku me projektet e tjera të mbështëtura nga BE për mjedisin. Gjatë forumit ato informuan publikun rreth situatës së zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe aktiviteteve që organizon projekti në mbështetje të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura AKZM drejt rrjetit Natura 2000.
Stenda e projektit NaturAl dhe AKZM-së tërhoqi interesin e shumë vizitorëve, vendas dhe të huaj të cilët dëshironin të mësonin më shumë rreth aktiviteteve rekreative të organizuara në zonat e mbrojtura të Shqipërisë.
Për më shumë informacion, vizitoni Galerinë.
25/01/2019
Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës
16/01/2019
#AlbanianWetlands Konkurs fotografie
10/01/2019
Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000
09/01/2019
DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET
08/12/2018
Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën
09/11/2018
Qendër e re trajnimi në Kukës