Lajme dhe aktivitete

22/04/2018
Dita e Tokës – Në një diskutim me fëmijët e Bogës dhe Kamicës

Festimi i Ditës së Tokës ishte një nga aktivitetet më të rëndësishme të zhvilluara gjatë muajit Prill. Ky aktivitet u organizua nga VIS Albania në bashkëpunim me projektin NaturAL dhe Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Shkodër.

Aktiviteti u zhvilluar në Bogë me fëmijët e shkollës së Bogës dhe Kamicës. Fëmijët u prezantuan me vlerat natyrore të qarkut të Shkodrës dhe me disa nga zonat e mbrojtura që gjenden në të. Pjesë e informacioneve ishin dhe llojet flamur si lloje të rëndësishme për mirëfunksionimin e ekosistemeve.

Dita e Tokës ishte një mundësi shumë e mirë për të gjithë pjesëmarrësit për tu rikujtuar për çdo bekim që marrin nga shërbimet e ekosistemeve dhe për të parë mënyrat me anë të të cilave mund të reduktohet ndikimi në natyrë nga veprimet tona të përditshmërisë.

Për më shumë informacion, vizitoni Galerinë.


Lajmet e fundit

31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


18/06/2018

Qendra e re e vizitorëve në Parkun e Divjakës - ftojmë njerësit të shijojnë natyrën

Qendra e re e vizitorëve u inagurua më 18 qershor 2018 në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, duke mirëpritur komunitetin vendas, turistët vendas dhe të huaj, organizaatat e shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve vendore, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe medias, në një ceremoni...

Lexo më shumë


29/05/2018

HAPAT E GJELBËR MAGAZINE

Numri i fundit i Revistës Hapat e Gjelbër u publikua! I përgatitur nga Artenisa Peçulaj dhe Erald Xeka, me mbështetjen e Projektit NaturAL, kjo revistë ka për qëllim formësimin e sjelljes së brezit të ri në Shqipëri dhe frymëzimin e tyre për të qenë më afër natyrës duke ju shpjeguar si ndodhin proceset natyrore në mënyrën më të...

Lexo më shumë


21/05/2018

Festojmë Trashëgiminë Natyrore

Maji është muaji i kremtimit të natyrës! Këtë vit Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) feston 10-vjetorin e krijimit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, me mbështetjen e projektit të financuar nga BE, NaturAl. Në datat 19 dhe 20 maj 2018 përmes aktiviteteve të shumta kremtojmë pasurinë e madhe natyrore të parkut, që vizitohet nga macja më...

Lexo më shumë


09/05/2018

Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë pjesë e festimeve të Ditës së Evropës

Sheshi Skëndërbej në Tiranë u transformua në masterpiece të Evropës ku ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe projektet e financuara nga BE-ja në Shqipëri iu bashkuan Fshatit të BE-së për të festuar Ditën e Evropës. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin pjesë e këtij aktiviteti të mbështetura nga projekti NaturAl.   Stafi i...

Lexo më shumë


20/04/2018

Të mbrojmë natyrës është detyra jonë

Me këtë slogan Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri (AKZM), projekti i financuar nga BE NaturAl dhe Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS) morën pjesë në edicionin e 2-të të Panairit Mesdhetar të Turizmit, organizuar në Shqipëri në fillim të muajit prill. Qëllimi ishte promovimi i zonave të mbrojtura si destinacione turistike të...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al