Lajme dhe Lajmerim

03/08/2015
Një hap përpara drejt mbrojtjes së natyrës në Shqipëri

Numri i madh i hidrocentraleve në Shqipëri ndikon negativisht në ekosistemet natyrore, përfshi zonat e mbrojtura e kryesisht parqet kombëtare. Por ndërtimi i hidrocentraleve të reja do të ndalet me hyrjen në fuqi të ligjit të ri. Aktualisht ligji është në fazën fillestare të hartimit të tij. 

Lajme pozitive kishte në Shqipëria gjatë javës së kaluar. Ligji i ri që do të ndalojë dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura është duke u hartuar - njoftoi kryeministri i Shqipërisë. Një numër shumë i madh hidrocentralesh të parashikuar në vend dëmtojnë ekosistemet natyrore, duke përfshirë zonat e mbrojtura e kryesisht parqet kombëtare. Ky ligj do të forcojë mbrojtjen e natyrës në këto zona kryesore.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) Zamir Dedej shprehu pikëpamjet e tij pozitive rreth këtij njoftimi. “Ky lajm është një arritje e madhe dhe mbështet përpjekjet e komunitetit të donatorëve dhe AKZM-së drejt një menaxhimi më të mirë të zonave të mbrojtura në Shqipëri,” tha Dedej.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e  mbrojtjes së natyrës në vend. “Ka një presion në rritje në mënyrë alarmante mbi zonat e mbrojtura dhe zonat e biodiversitetit në Ballkanin Perëndimor si pasojë e zhvillimit të hidrocentraleve. Nëse vihet në zbatim ligji në fjalë do të jetë një sinjal pozitiv që do të ndihmojë në uljen e trendit negativ në rajon” tha Boris Erg, Drejtori i Zyrës Rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të IUCN.

Gjatë viteve të fundit, IUCN është përfshirë në zbatimin e shumë projekteve mbi zonat e mbrojtura në Shqipëri (për më shumë rreth çdo projekti lexoni në faqet e internetit përkatëse). Të gjitha këto projekte synojnë të ndalin humbjen e biodiversitetit përmes përmirësimit të sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri, përmes zbatimit të standardeve ndërkombëtare dhe praktikave të mire-menaxhimit efektiv në zonat e mbrojtura. Ky është një proces në vazhdim, i bazuar në partneritetin e fuqishëm me Ministrinë e Mjedisit, Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, Shoqatën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri të cilët janë anëtarë të IUCN në Shqipëri.


Lajmet e fundit

16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al