Lajme dhe aktivitete

20/04/2018
Të mbrojmë natyrës është detyra jonë

Me këtë slogan Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri (AKZM), projekti i financuar nga BE NaturAl dhe Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS) morën pjesë në edicionin e 2-të të Panairit Mesdhetar të Turizmit, organizuar në Shqipëri në fillim të muajit prill. Qëllimi ishte promovimi i zonave të mbrojtura si destinacione turistike të qëndrueshme dhe rëndësia e mbrojtjes së biodiversitetit si potencial për zhvillimin e aktiviteteve rekreative. Turizmi i qëndrueshëm dhe i përgjejshëm po zhvillohet gjithnjë e më shumë në zonat e mbrojtura, duke krijuar burime të ardhurash nga aktivitete si ecje në natyrë, shëtitje me biçikleta, kanoe, vrojtim zogjsh etj. Stafi i zonave të mbrojtura (AdZM) ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit mes vizitorëve dhe sipërmarrësve të interesuar mbi rolin që ka natyra në gjenerimin e përfitimeve ekonomike për komunitetet vendore. Sipas statistikave të AKZM vitin e kaluar u rregjistruan  2,722.744 vizitorë në zonat e mbrojtura dhe 70 % e tyre qëndruan 1 natë në këto zona.

Bizneset vendase prezantuan në panair prodhimet e tyre tipike të zonës, duke promovuar kulturën dhe traditën e pasur. Vizitorët u njohën me aktivitetet që ofrohen në këto zona nga tur operatorët vendas dhe kombëtarë, teksa provonin këto produkte vendase.

Fëmijët nga AdZM Dibër të përfshirë në projektin e porsa lançuar nga projekti NaturAl, Junior Ranger ishin të pranishëm në panair dhe mësuan nga eksperienca e Rejnxhërsave dhe u njohën me rëndësinë e zonave të mbrojtura dhe atë të jetës së egër. Rejnxhërsat e rinj kontribuan në fushatën që mbron jetën e egër “Biznes i ndershëm, respekto jetën e egër” në bashkëpunim me shoqatën 4PAES  and SAB e cila ka si qëllim dhënien fund të rasteve të mbajtjes së kafshëve në kafaz si atraksione turistike.

Edicioni i 2-të i panairit mesdhetar të turizmit ishte një mundësi e mirë për të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së zonave të mbrojtura si destinacione turistike dhe për pjesëmarrësit me shumë interes ishte ndjekja e aktiviteteve dhe workshopeve të ndryshme të organizuara gjatë panairit.

Për më shumë informacion, vizitoni Galerinë.


Lajmet e fundit

31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


18/06/2018

Qendra e re e vizitorëve në Parkun e Divjakës - ftojmë njerësit të shijojnë natyrën

Qendra e re e vizitorëve u inagurua më 18 qershor 2018 në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, duke mirëpritur komunitetin vendas, turistët vendas dhe të huaj, organizaatat e shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve vendore, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe medias, në një ceremoni...

Lexo më shumë


29/05/2018

HAPAT E GJELBËR MAGAZINE

Numri i fundit i Revistës Hapat e Gjelbër u publikua! I përgatitur nga Artenisa Peçulaj dhe Erald Xeka, me mbështetjen e Projektit NaturAL, kjo revistë ka për qëllim formësimin e sjelljes së brezit të ri në Shqipëri dhe frymëzimin e tyre për të qenë më afër natyrës duke ju shpjeguar si ndodhin proceset natyrore në mënyrën më të...

Lexo më shumë


21/05/2018

Festojmë Trashëgiminë Natyrore

Maji është muaji i kremtimit të natyrës! Këtë vit Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) feston 10-vjetorin e krijimit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, me mbështetjen e projektit të financuar nga BE, NaturAl. Në datat 19 dhe 20 maj 2018 përmes aktiviteteve të shumta kremtojmë pasurinë e madhe natyrore të parkut, që vizitohet nga macja më...

Lexo më shumë


09/05/2018

Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë pjesë e festimeve të Ditës së Evropës

Sheshi Skëndërbej në Tiranë u transformua në masterpiece të Evropës ku ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe projektet e financuara nga BE-ja në Shqipëri iu bashkuan Fshatit të BE-së për të festuar Ditën e Evropës. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin pjesë e këtij aktiviteti të mbështetura nga projekti NaturAl.   Stafi i...

Lexo më shumë


22/04/2018

Dita e Tokës – Në një diskutim me fëmijët e Bogës dhe Kamicës

Festimi i Ditës së Tokës ishte një nga aktivitetet më të rëndësishme të zhvilluara gjatë muajit Prill. Ky aktivitet u organizua nga VIS Albania në bashkëpunim me projektin NaturAL dhe Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Shkodër. Aktiviteti u zhvilluar në Bogë me fëmijët e shkollës së Bogës dhe Kamicës. Fëmijët u prezantuan...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al