Lajme dhe aktivitete

10/11/2017
Zëri i Natyrës

Në një format të veçantë aktiviteti “Dyert e së nesërmes” i cili u zhvillua në datat 1-8 nëntor në Tiranë, Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Shqipëri mblodhi përfaqësues të qeverisë, donatorë, pjesëtarë të komunitetit vendor, sipërmarrës, dhe aktivistë të mjedisit për të diskutuar mbi potencialin e jashtëzakonshëm që ofron natyra shqiptare për zhvillimin e vendit.

Zëri i Natyrës - Pasuria e madhe mjedisore në Shqipëri; Zonat e Mbrojtura dhe turizmi i qëndrueshëm – aktiviteti i organizuar nga NaturAL solli në vëmendje përfitimet që vijnë nga mbrojtja e mjedisit dhe praktikat e mira për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri.

Drejtori i Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor Nino Merola vlerësoi burimet natyrore të vendit si mundësia kryesore  për tërheqjen e investitorëve vendas dhe të huaj. Sot tregu turistik po orientohet drejt tregjeve të pazbuluara – një potencial i jashtëzakonshmëm prej të cilit Shqipëria duhet të përfitojë.

Aktiviteti u fokusua në një diskutim publik, ku pjesëmarrësit u njohën me përpjekjet e përbashkëta të donatorëve dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e biodiversitetit të pasur të Shqipërisë, duke e shndërruar kapitalin natyror në burim zhvillimi dhe mjet gjenerimi të ardhurash për komunitetet vendore. Pjesëmarresit theksuan nevojën për një ndërgjegjësim publik më të madh në vend rreth përfitimeve të pasurisë natyrore, traditave lokale dhe potencialit për të siguruar zhvillim ekonomik dhe turizëm të qëndrueshëm.

Aktiviteti përcolli mesazhe të forta për mbrojtjen e burimeve natyrore si kapital I jashtëzakonshëm në Shqipëri teksa inkuraji politikbërësit, autoritetet e qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore si edhe opinionin public të përqëndrohen në zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit si mjete për të siguruar mirëqënie për komunitetet vendore.

I pranishëm në këtë aktivitet Z. Kai Nagel, Menaxher Programi për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri vlerësoi se përmes ndërhyrjeve të projektit NaturAl BE po investon në mbrojtjen, menaxhimin dhe promovimin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri.

Ndiqni transmetimin direkt të aktivitetit këtu

Fotot dhe aktivitet e tjera të këtij formati i gjeni këtu


Lajmet e fundit

30/10/2017

NATURAL mbështet edicionin e 5-të të festivalit të filmit mjedisor ne shqipëri

Mbrojtja dhe promovimi i mjedisit si dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike nuk është më një opsion, është një sfidë globale. Më këtë qëndrim organizata të ndryshme mjedisore në Shqipëri mbështetën përmes bashkëfinancimeve dhe organizuan edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri (EFFA) i cili u mbajt në datat...

Lexo më shumë


13/10/2017

Zonat e Mbrojtura si destinacione turistike!

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara ka shpallur vitin 2017 si Viti Ndërkombëtar i Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm – një mjet për zhvillim, me qëllim vlerësimin e kontributit aktual të turizmit në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Në datë 6 Tetor, Projekti NaturAL në bashkëpunim me UNDP festuan Ditën...

Lexo më shumë


09/10/2017

TË JESH PJESË E BE, ËSHTË POZITIVE PËR NATYRËN

Përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM), morën pjesë në vizitën studimore të organizuar me mbështetjen e Projektit NaturAL në datat 10 – 16 Shtator 2017. Vizita studimore u zhvillua në Kroaci me qëllimin për t’i prezantuar pjesëmarrësit me praktikat më të mira për...

Lexo më shumë


07/09/2017

Dita e 4-të në Korab – Koritnik

Gjatë këtyre 3 viteve në të cilët Projekti NaturAL po vepron, janë ndërmarrë një sërë ekspeditash shkencore me qëllim përcaktimin e siteve të mundshme për tu përfshirë në rrjetin Natura 2000. Këto ekspedita kanë pasur në fokus zbulimin e llojeve të florës dhe faunës si dhe habitatet e rëndësishme të cilat strehojnë këto...

Lexo më shumë


02/08/2017

TË JESH RANGER PËR NJË DITË

Të jesh një ranger kërkon përkushtim, angazhim dhe ndonjëherë shndërrohet në profesion të rrezikshëm që sot në mbarë botën ndiqet nga burra dhe gra të cilët janë vënë në shërbim të mbrojtjes së burimeve të çmuara natyrore dhe kulturore të planetit tonë. Vetëm gjatë këtij viti 105 ranger-a humbën jetën,...

Lexo më shumë


10/07/2017

Ftesë për tender

Mbështetje për dizenjimin dhe realizimin e ekspozitës muzeale me karakter shkencor dhe edukues e formës interaktive për qendrat e vizitorëve në Zonat e Mbrojtura në Shqipërisë.    AMENDIMET u shtuan në 13 korrik 2017    Ref. No: 2017/355-174/14   Afati i dorëzimit të të dokumentacionit të tenderit është ora 11:00 (ora...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al