Lajme dhe Lajmerim

30/10/2017
NATURAL mbështet edicionin e 5-të të festivalit të filmit mjedisor ne shqipëri

Mbrojtja dhe promovimi i mjedisit si dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike nuk është më një opsion, është një sfidë globale. Më këtë qëndrim organizata të ndryshme mjedisore në Shqipëri mbështetën përmes bashkëfinancimeve dhe organizuan edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri (EFFA) i cili u mbajt në datat 24-28 tetor 2017.

Festivali u organizua në 18 zona të ndryshme në të gjithë vendin, ku përfaqësues të komuniteteve pavarësisht moshës dhe përkatësisë sociale ndoqën me kërshëri dokumentarët me metrazh të shkurtër dhe të gjatë të përzgjedhur nga e gjithë bota.

http://www.natura.al/upload/files/effa%202017%20poster.jpg

Mënyra si ushqehemi, mënyra se si trajtojmë qëniet e gjalla që na rrethojnë apo si trajtojmë burimet që na ofron planeti Tokë, pasojat që vijnë si rrjedhojë e prodhimit masiv të pashmangshëm tashmë – ishin disa nga temat e trajtuara gjatë këtij edicioni të EFFAs. Në total ishin përzgjedhur 56 filma prej 30 vendeve të botës.

3 fituesit e EFFA 2017 u përzgjodhën për secilën kategori.

EFFA 2017 Filmi më i mirë me metrazh të gjatë
Sea of Life (Deti I Jetës) nga Julia Burne

EFFA 2017 Filmi më i Mirë me metrazh të shkurtër
Lake of Apples (Liqeni I Mollëve) nga Ljubo Stefanov dhe Tamara Kotevska

EFFA LAB 2017
Patok Lagoon- a Paradise (Laguna e Patokut – një parajsë) nga
Endrit Zemanaj

Juria e EFFA 2017 përbëhej nga:

• President, Xhemal Mato, një prej ambjentalistëve më të njohur në Shqipëri;

• Ema Andrea, aktore e njohur dhe pedagoge në Universitetin e Arteve; 

 Mentor Kikia, gazetar i angazhuar në cështjet mjedisore; 

• Antoine Avignon, ish-përfaqësues për mjedisin pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri.  

Që prej edicionit të parë të EFFA në 2013, Bashkimi Evropian ka mbështetur këtë aktivitet në kontekstin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE dhe nevojës së përafrimit të legjislacionit dhe praktikave me standartet e BE-së. Përmes këtyre aktiviteteve synohet publiku i gjerë përmes mënyrave novatore dhe shtrirja e aktiviteteve në të gjithë vendin.

Edicioni i 5-të u organizua në Tiranë (10 vende të ndryshme) si dhe në Qendrat e Vizitorëve të Zonave të Mbrojtura në Shebenik-Jabllanicë, Llogara dhe Divjakë– Karavasta, me pjesëmarrjen e projektit NaturAL. Gjithashtu në Shkodër e Vlorë (me mbështetjen e Rrjetit të Informimit të BE-së) Përmet (me mbështetjen e CESVI), Peshkopi (me mbështetjen e ALCDF) dhe Korçë (me mbështetjen e pushtetit vendor). Mbështetje u ofrua nga REC, IBECA dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSH).

Instituti për Kërkimin Urban (URI) ishte përgjegjës për koordinimin e EFFA 2017.

Për më shumë informacion vizitoni Faqen Facebook të EFFA   

 

 


Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


25/03/2019

Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. “Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al