Lajme dhe Lajmerim

13/10/2017
Zonat e Mbrojtura si destinacione turistike!

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara ka shpallur vitin 2017 si Viti Ndërkombëtar i Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm – një mjet për zhvillim, me qëllim vlerësimin e kontributit aktual të turizmit në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Në datë 6 Tetor, Projekti NaturAL në bashkëpunim me UNDP festuan Ditën Botërore të Turizmit duke inauguruar Qendrën e Vizitorëve në Radhimë, Vlorë. Gjithashtu projekti NaturAL, mbështetur nga Bashkimi Evropian, bëri me dije se në të ardhmen do të realizohen edhe tre qendra vizitorësh përkatësisht në Parqet Kombëtare të Llogarasë, Divjakë – Karavastasë dhe Dajtit.

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara parashikon se ekoturizmi, natyra, trashëgimia, turizmi kultutor dhe ai plot aventurë, do të rriten me shpejtësi gjatë dy dekadave të ardhshme dhe shpenzimet globale për ekoturizmin pritet të rriten në një shkallë më të lartë sesa industria e turizmit në tërësi. Zonat e Mbrojtura tokësore presin rreth 8 miliardë vizitorë në vit – nga të cilët 18% janë në Europë dhe në Amerikën e Veriut.

Në Shqipëri, Zonat e Mbrojtura tokësore mbulojnë 18% të të gjithë territorit, duke qënë kështu një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare. Kjo është një arritje e çmuar e Shqipërisë dhe pritet të kontribuojë në zhvillimin e vendit, veçanërisht duke pasur parasysh potencialet e larta të zonave të mbrojtura si destinacione turistike.

Rëndësia e Zonave të Mbrojtura reflektohet në rolin e tyre kryesor në ruajtjen e habitateve natyrore dhe biodiversitetit, por edhe në ofrimin e rekreacionit dhe argëtimit, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik ndërkohë që në të njëjtën kohë territori mbrohet nga rreziqet natyrore.  

Turizmi i gjelbër, i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm po rritet vazhdimisht dhe përbën një kontribut të rëndësishëm ekonomik për zonat e mbrojtura - nëpërmjet aktiviteteve të ekoturizmit si ecje në natyrë, çiklizmi, vozitje me kanoe, vëzhgimi i shpendëve dhe kështu me rradhë.

Në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të miratojë kuadrin ligjor të fokusuar në mbrojtjen e mjedisit. Pjesë e këtij procesi është edhe anëtarësimi në rrjetin Natura 2000, një mekanizëm i BE-së për identifikimin dhe vlerësimin e zonave të mbrojtura kombëtare sipas një sërë kriteresh. Për këtë qëllim, është thelbësore të sigurohet kapaciteti i administratorëve të menaxhimit të zonave të mbrojtura për të komunikuar dhe paraqitur vlerat e bukurive natyrore, biodiversitetit dhe ekosistemeve të Shqipërisë, qytetarëve të saj dhe organeve drejtuese, me qëllim t’a integrojë atë në ligjin dhe politikën kombëtare. Qendrat e Vizitorëve dhe Qendrat e Informacionit të Zonave të Mbrojtura janë vlera thelbësore në procesin e përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë me acquis e BE-së për mjedisin.

Turizmi ka qënë dhe do të jetë gjithmonë lëvizja e njerëzve që udhëtojnë dhe vizitojnë vende të reja. Rajoni i Vlorës ka historinë dhe trashëgiminë që e bëjnë atë një destinacion për t'u zbuluar nga udhëtarët e huaj dhe kombëtar. Ky rajon ka qenë një zonë e rëndësishme ekonomike që nga koha romake dhe trashëgimia e këtij rajoni duhet të vihet në plan të parë në planifikimin e mundësive të vizitorëve dhe në zhvillimin e mundësive të turizmit të qëndrueshëm në Vlorë, duke kontribuar kështu në ekonominë rajonale dhe duke siguruar në të njëjtën kohë mbrojtjen e burimeve natyrore.

Për më shumë informacion, vizitoni Galerinë dhe Video Gallery 

Aktiviteti është pasqyruar në mediat:  Scan TVATATRKlive dhe Kultplus

 


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al