Lajme dhe Lajmerim

09/10/2017
TË JESH PJESË E BE, ËSHTË POZITIVE PËR NATYRËN

Përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM), morën pjesë në vizitën studimore të organizuar me mbështetjen e Projektit NaturAL në datat 10 – 16 Shtator 2017. Vizita studimore u zhvillua në Kroaci me qëllimin për t’i prezantuar pjesëmarrësit me praktikat më të mira për menaxhimin e zonave të mbrojtura në përgjithësi dhe specifikisht të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare.

Vizita studimore u organizua duke ndjekur temat specifike rreth sistemit ligjor për mbrojtjen e natyrës në Kroaci, menaxhimin e institucioneve dhe të zonave të mbrojtura, eksperiencës në organizimin dhe zbatimin e proceseve të pjesëmarrjes së grupeve të interesit, informacionit dhe menaxhimit të vizitorëve, bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe zhvillimit të vullnetarizmit në zonat e mbrojtura.

Gjatë 6 ditëve të vizitës studimore, pjesëmarrësit vizituan Parkun Kombëtar Kornati dhe ndoqën prezantimet nga përfaqësuesit e administrates së parkut, përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe përfaqësuesit e shoqatës pritëse Sounce, vizituan zyrat e Bashkisë së Sali, lundruan përgjatë Parqeve Natyrore të Telascica dhe Kornatit dhe vizituan Parkun Kombëtar Krka.

“Eksperienca e Kroacisë shërbeu si një shembull i vetëfinancimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura” u shprehën pjesëmarrësit në raportin e përgatitur nga vetë ata rreth vizitës studimore. “Gjithsesi ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe ti kushtojmë vëmendje adresimit në mënyrën e duhur të turizmit masiv, i cili është i pakontrolluar, sjell shqetësim të habitateve dhe vë në rrezik humbjen e vlerave për të cilat Zonat e Mbrojtura janë krijuar” theksuan ata. Kjo mund të parandalohet perms planifikimit të kujdesshëm nga administratat e Zonave të Mbrojtura, duke ndërmarrë studime shkencore rreth Kapacitetit Mbajtës të parqeve dhe të çdo zone të mbrojtur.

Pjesëmarrja e komuniteteve lokale dhe në mënyrë të veçantë e pronarëve të tokave në procesin e vendimmarrjes për menaxhimin e ZM është një shembull tjetër i rëndësishëm i mësuar në Kroaci. Është e rëndësishme të përfshihet një sistem kompensimi që do të ndihmojë në vendosjen e një ekuilibri midis të drejtave të privatit dhe detyrave të administrates dhe të gjitha palëve të interesuara.

Eksperiencat nga partnered kroatë gjithashtu theksojnë faktin se të qënit pjesë e Bashkimit Evropian është një hap i madh pozitiv në gamën e mundësive që ofrohen për mbrojtjen e natyrës, siç janë mundësitë e financimit për administratat e ZM dhe shumë më shumë. Duke pasur këtë parasysh, motoja e pjesëmarrësve në vizitën studimore ishte TË JESH PJESË E BE, ËSHTË POZITIVE PËR NATYRËN.


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al