Lajme dhe Lajmerim

16/06/2017
Prezantohet fushata “Mbro të Bukurën”

Vizitë në Parkun Kombëtar Karaburun-Sazan

Përmes projektit të financuar nga BE-ja, NaturAL, Italia mbështet zonat e mbrojtura të Shqipërisë, për të shpërfaqur potencialin e jashtëzakonshëm që ato mbartin për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit si një mjet thelbësor në përmirësim të kushteve social-ekonomike për komunitetet vendase, nën moton “Mbro të Bukurën”.

Më 14 dhe 15 qershor 2017, një delegacion i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe projektit NaturAL të shoqëruar nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri Z. Alberto Cutillo, dhe përfaqësuesi i Zyrës për Bashkëpunim të Italisë në Ballkan Z. Nino Merola dhe zyrtarëtë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri zhvilluan një vizitë në Parkun Kombëtar Karaburun-Sazan, ku rejnxhërsat e AKZM-së janë duke punuar në mbrojtjen e burimeve natyrore, biodiversitetin dhe peizazhin e jashtëzakonshëm.

Gjatë vizitës, autotitetet vizituan disa nga monumentet që zona ofron si dhe u ndalën në Qendrën e Informimit në Radhimë, Vlorë.

Gjatë takimit me stafin e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës pjesëmarrësit diskutuan rreth mundësive për të forcuar kapacitetet menaxhuese të stafit të zonave të mbrojtura dhe ndërhyrjeve të nevojshme për sektorë specifikë që përfshijnë infrastrukturën, pajisjet, mbrojtjen e habitateve dhe specieve prioritare dhe monitorimin e biodiversitetit.

Mbrojtja e mjedisit është kusht thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në rrugëtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian

Promovojmë Parkun Kombëtar Bredhi i Hotovës – Dangëlli në​ Përmet

Ndalesa e radhës e fushatës ndërgjegjësuese “Mbro të Bukurën” e prezantuar si një inisiativë e përbashkët e projektit NaturAl dhe AKZM-së, u zhvillua në 12 dhe 13 korrik, 2017. Shkëlqesia e tij, Ambasadori Italian Z. Alberto Cutillo, përfaqësuesi i Zyrës për Bashkëpunim të Italisë në Ballkan Z. Nino Merola dhe menaxheri i Programit pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Z. Antoine Avignon zhvilluan një vizitë në Parkun Kombëtar Bredhi i Hotovës – Dangëlli në Përmet.

I njohur për sipërfaqen e madhe të mbuluar nga bredhi maqedonas Parku Kombëtar Hotovë - Dangëlli është i pasur në biodiversitet dhe ofron shumë atraksione për turistët, duke e shndërruar Parkun në një pikë interesi për turistët vendas e të huaj.

Të shoqëruar nga rejnxhërsat vendorë, ekipi mësoi rreth rolit vendimtar që ata luajnë në mbrojtjen e parkut dhe promovimin e bukurive të tij tek vizitorët. Deri tani projekti NaturAL ka investuar në mbështetjen e kapaciteteve të tyre menaxheriale përmes trajnimeve dhe ofrimit të pajisjeve për të garantuar një shërbim më të mirë në park.

Ambasadori Italian dhe përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së në Shqipëri shprehën angazhimin e tyre në ofrimin e mbështetjes për zonat e mbrojtura, duke forcuar kapacitetet  kombëtare në mbrojtjen e biodiversitetit, përmirësimin e njohurive të stafit dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut me një fokus të veçantë edukimin e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit.

 


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al