Lajme dhe Lajmerim

02/08/2017
TË JESH RANGER PËR NJË DITË

Të jesh një ranger kërkon përkushtim, angazhim dhe ndonjëherë shndërrohet në profesion të rrezikshëm që sot në mbarë botën ndiqet nga burra dhe gra të cilët janë vënë në shërbim të mbrojtjes së burimeve të çmuara natyrore dhe kulturore të planetit tonë. Vetëm gjatë këtij viti 105 ranger-a humbën jetën, ndërsa ushtronin detyrën e tyre, dhe pasojat ndihen sot jo vetëm tek familjarët e tyre dhe kolegët, por në mbarë komunitetin vendor dhe botëror.

Dita Botërore e Ranger-ave festohet në 31 korrik, ku ranger-at në mbarë botën takohen me njëri-tjetrin, me komunitetet dhe kujtojnë rolin e jashtëzakonshëm që ata luajnë në mbrojtjen e natyrës në mbarë botën. Për të dytin vit radhazi Shqipëria iu bashkua festimeve në këtë ditë të rëndësishme dhe me këtë rast përfaqësues nga 12 Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura morën pjesë në Takimin e Parë Vjetor të Ranger-ave i cili u organizua në Tiranë.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Z. Zamir Dedej uroi mirëseardhjen dhe ftoi pjesëmarrësit të diskutojnë rreth pengesave dhe sfidave që hasin në Adminisratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura. Përfundimet e këtij takimi trguan se detyra parësore e ranger-ave është zbatimi i ligjit  të zonave të mbrojtura pasuar nga nevoja për të forcuar lidhjet me komunitetin vendas si dhe shërbimin si udhërrëfyes për turistët që vizitojnë zonat e mbrojtura. Standartet etike dhe cilësia e punës së ranger-ave pasqyrohen në njohuritë e tyre mbi territorin, aftësia për të kuptuar dinamikën e tij e kombinuar me aftësitë analitike, vëzhguese për të qenë pjesë e një ekipi të madh. Përfundimet e takimit treguan gjithashtu angazhimin profesional dhe motivimin e duhur për të kryer detyrat në përputhje me zhvillimet e pritshme në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë.

Veç Takimit të Parë Vjetor të Ranger-ave, festimet per Ditën Botërore të Ranger-ave u zhvilluan në 12 Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura prej datës 23-31 korrik nën moton”Dua të jem një Ranger”. Aktivitetet u përqëndruan kryesisht tek fëmijët, grupe fëmijësh pjesë e shkollave verore, dhe në takime me komunitetin që jeton përreth Zonave të Mbrojtura për të diskutuar rreth përfitimeve të tyre dhe rolit të rëndësishëm të ranger-ave. Edukimi është investimi më i madh për të ardhmen e qëndrueshme, ndaj edhe puna me fëmijët dhe të rinjtë është e një rëndësie të madhe për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Përmes aktiviteteve të zhvilluara u synua afrimi dhe edukimi i tyre me dashurinë për natyrën dhe rëndësinë e ruajtjes së saj, si dhe u theksuan përfitimet sociale që sjellin në komunitet.

Një këngë kushtuar natyrës u prezantua me këtë rast, e cila do të këndohet ndër breza me synimin për për të afruar njerëzit me natyrën dhe për ti frymëzuar ata të shijojnë natyrën teksa edhe kujdesen për të.

Në Shqipëri një Ranger është punonjës i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe është një hallkë shumë e rëndësishme në strukturën administrative kushtuar mbrojtjes së natyrës. Përmes kontrolleve periodike një ranger është në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me florën dhe faunën, shpesh i ekspozuar ndaj kushteve të vështira atmosferike. Gjatë kësaj kohe ai/ajo monitoron dhe rregjistron të gjitha ndryshimet në biodiversitet, por e vendos veten në rrezik kur gjendet përpara aktiviteteve të paligjshme si si prerja e drurëve, peshkimi apo gjuetia e paligjshme. Me njohuritë e jashtëzakonshme rreth zonave të mbrojtura një ranger shërben edhe si udhërrefyes i parkut që promovon vlerat e tij.

Aktivitetet e organizuara në kuadër të Ditës Botërore të Ranger-ave u mbështetën dhe u koordinuan nga projekti i financuar nga BE NaturAL në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojura. Stafi i çdo administrate rajonale ishte përgjegjës për krijimin dhe organizimin e komunitetit vendas, duke sjellë rritjen e kapaciteteve të tyre organizative dhe menaxhuese për aktivitetet e ardhshme të përbashëta me synimin për të promovuar Zonat e Mbrojtura mes komunitetit vendas dhe më gjerë. Për aktivitet e pasqyruara në media vizitoni faqet Facebook  photo dhe video si dhe  TV reportage.  


Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


25/03/2019

Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. “Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al