Lajme dhe Lajmerim

06/05/2017
Festohet Dita e Luleve në Shkodër!

Në Shkodër “Dita e Luleve” festohet çdo vit më 6 maj, duke e shndërruar qytetin në një arenë festimesh e aktivitetesh, ku qytetarët tejmbushin rrugët e qytetit duke festuar ardhjen e pranverës. Qyteti i Shkodrës njihet për kopshtet e shtëpive të mbushura me lule, krenaria e banorëve të zonës. Sot ekzistojnë mbi 150 këngë të shndërruara në himne për bukuritë e lulëzimit të luleve (luleborë) dhe kryezisht lulen e majit.

Këtë vit kjo ditë e shënuar u kremtua me aktivitete për fëmijë, paradën e luleve, panairin e luleve dhe artizanëve, dhe në mbyllje me një koncert në sheshin kryesor të qytetit organizuar nga Bashkia dhe organizatat vendase.

Zyra Rajonale e Zonave të Mbrojtura të Shkodrës, AdZM me mbështetjen e projektit NaturAl mirëpriti vizitorët e shumtë me stendën e saj në zonën pedonale të qytetit. Rejnxhërsat e shfrytëzuan këtë ditë festimesh për tu takuar me banorët, dhe për të promovuar thesaret e panjohura të specieve endemike që popullojnë këtë zonë. Zonat e Mbrojtura janë streha kryesore që shtojnë ekzistencën dhe jetëgjatësinë e këtyre specieve endemike, krenaria e këtij rajoni.

Për të parë fotot nga Dita e Luleve në Shkodër vizitoni Galeria

Për tu njohur me numrin e fundit të revistës Hapat e Gjelbër vizitoni Publikime  

TPër të parë videot e Liqenit Skadar klikoni  Këtu 

Për më shumë rreth projektit ‘Mbështetje për menaxhimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të liqenit Ndërkufitar Skadar” vizitoni IUCN ECARO


Lajmet e fundit

16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al