Lajme dhe Lajmerim

27/11/2015
Më shumë projekte mbi zonat e mbrojtura në Shqipëri

Përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare dhe komunitetit të donatorëve në Shqipëri, u mblodhëm për të nisur koordinimin e projekteve që lidhen me zonat e mbrojtura dhe për të mbështetur programin strategjik të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri.

Javën e kaluar në Tiranë, Shqipëri përfaqësues të institucioneve shtetërore, ambasadave, agjencive, organizatave kombëtare e ndërkombëtare u mblodhën në Takimin Koordinues “ Programi strategjik për zonat e mbrojtura” për të prezantuar programin strategjik afat-mesëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe për të filluar koordinimin e projekteve që lidhen me këto zona në Shqipëri. 

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha se ky takim organizohet pas publikimit të Progres Raportit 2015 të BE-së për Shqipërinë, ku sektori i mjedisit dhe mbrojtja e natyrës nënvizohet më pozitiv se një vit më parë. “Gjatë viteve të kaluara ne kemi bërë shumë punë në fushën e mjedisit dhe mbrojtjes së natyrës, si përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE-së në masën 90 %, projekte që përmirësojnë infrastrukturën, rehabilitimin dhe ri-pyllëzimin në 7 zona të mbrojtura dhe hartimin e 12 planeve të menaxhimit”, tha Ministri Koka.

Rreth 100 përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) Agjencitë Rajonale të zonave të Mbrojtura, organizatave ndërkombëtare dhe donatorëve, OJF që bashkëpunojnë në zonat e mbrojtura si Delegacioni i BE-së, GIZ, KFW, DGCS, IBECA, IUCN, UNDP, Banka Botërore, REC, dhe SIDA, ndoqën këtë aktivitet.

Ky aktivitet ishte një mundësi shumë e mirë për AKZM për të prezantuar Strategjinë për zhvillimin e sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe për të vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit dhe sinergjitë për rritjen e funksionimit të zonave të mbrojtura dhe nisjen e veprimeve të domosdoshme të harmonizuara për të pasur ndërhyrje efiçente dhe efikase.

"Ne kemi ndërmarrë një program strategjik 4-vjear i cili fokusohet në menaxhimin, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.  Dhe ne do ta çojmë përpara”  - tha Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), Zamir Dedej.

Drejtuesi i Programit për zonat e mbrojtura pranë IUCN, Tomasz Pezold, prezantoi angazhimin e IUCN ECARO në rajon, strategjinë, projektet e tanishme dhe iniciativat e ardhshme. Portofoli i IUCN në Shqipëri përfshin ndërhyrje në disa nga zonat e mbrojtura ikonë të vendit dhe shtrin veprimtarinë duke përfshirë forcimin institucional, forcimin e kapaciteteve, mbrojtjen ndërkufitare, planifikimin menaxhues, Trashëgiminë Botërore, mirëqeverisje të burimeve natyrore, monitorimin e biodiversitetit dhe zhvillimin e politikave.

“Programi strategjik i AKZM-së është një tjetër hap madhor në rrugën drejt konsolidimit të sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe përmirësimit të efektshmërisë të tij.  Disa çështje kryesore, si financimi i qëndrueshëm, përmirësimi i bashkëpunimin ndërkufitar dhe përfshirja e zonave të mbrojtura detare të pa përfaqësuara, mbeten ende për tu adresuar. Sidoqoftë strategjia ofron një bazë të fortë jo vetëm për realizimin e vizionit të saj, kontributin në objektivat botërorë të mbrojtjes, por edhe përfitimin për gjithë shoqërinë.  IUCN do të mbështesë Shqipërinë duke ofruar asistencë teknike dhe është e vendosur të nxisë koordinimin më të mirë të veprimeve të ndërmarra mes aktorëve”, tha Pezold.

Organizimi i këtij aktiviteti u mbështet nga projekti “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës – Përgatitja për Rrjetin Natura 2000”.

Ky projekt synon të frenojë humbjen e biodiversitetit në Shqipëri përmes përmirësimit të menaxhimit të zonave të mbrojtura në vend.  Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit të Instrumentit për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA 2013). Projekti zbatohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe Shoqërinë Botanike Italiane (SBI). Periudha e zbatimit të projektit është 40 muaj. Ky projekt mbështetet nga Ministria Shqiptare e Mjedisit.

 


Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


25/03/2019

Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. “Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al