Lajme dhe Lajmerim

24/05/2017
Bëni pak pushim, vizitoni një Zonë të Mbrojtur!

Për të festuar Ditën Evropiane të Parqeve në Shqipëri dhe 50-vjetorin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, më 24 maj projekti NaturAl organizoi një ceremoni zyrtare në Parkun Kombëtar, Mali i Dajtit, pranë kryeqytetit.

Fëmijë nga shkolla 9-vjeçare “Ymer Lala” mirëpritën të ftuarit me ceremoninë e ngritjes së balonave të ndihmuar nga punonjësit e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Tiranës, AdZM si dhe lojrat e organizuara nga rejnxhërsat.

Ceremonia zyrtare u çel nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM, Z. Zamir Dedej dhe Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka, i cili vlerësoi rëndësinë që kanë Parqet në mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e ekonomisë së komuniteteve vendore, ku ato shtrihen.

Përfaqësuesve të AdZM-ve nga e gjithë Shqipëria, të cilët ishin të pranishëm në këtë aktivitet iu dorëzuan mjete, pajisje teknike dhe mjete transporti të dhuruara nga projekti NaturAl. Eventi u pasua nga vizita në shtëpizën e rinovuar të Rejnxhërsave dhe qendrën e re të Vizitorëve. Dhurimi i pajisjeve dhe mjeteve të transportit për Rejnxhërsat është pjesë e ndihmës që projekti NaturAl ofron për forcimin e kapaciteteve të AdZM-ve që menaxhojnë Zonat e Mbrojtura në Shqipëri dhe mbrojtjen së biodiversitetit në Shqipëri.

Ndihma konsiston në 4 mjete transporti, 16 motorra, 20 dylbi, 5 teleskopë, 10 GPS, 20 kamera kurth, 20 kompjutera dhe printera, në vlerën e 250 mijë Euro. Projekti gjithashtu po kryen ndërhyrje në infrastrukturë në zyrat e parqeve dhe shtëpizat e rejnxhërsave për të siguruar kushtet optimale për ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të tyre.

Projekti feston Ditën Evropiane të Parqeve duke theksuar konceptin e përgjithshëm të Natura 2000, përmes përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfitimeve të ndërsjellta të komuniteteve vendore dhe parqeve, duke nënvizuar gjithashtu shërbimet e ekosistemit të parqeve dhe shërbimeve rekreative.

Këto të fundit qe ofrojnë parqet janë një kontribues i rëndësishëm për ekonominë e komunitetit vendor pasi  nxisin ofrimin e shërbimeve për vizitorët, si restorante, hotele, ushqim etj.  Janë mbi 20 Zona të Mbrojtura në Shqipëri që ofrojnë habitate, specie dhe kultura të shumëllojshme si dhe peizazhe magjepsëse për komunitetin vendas dhe turistët e huaj, të cilat vlerësohen në burime të jashtëzakonshme për të gjithë vendin. Pa asnjë dyshim, Zonat e Mbrojtura kontribuojnë në zhillimin e ekonomisë së gjithë vendit ashtu sikundër natyra, si pjesë e tyre.

Dajti, parku më i afërt me kryeqytetin e zhurmshëm karakterizhet nga një mjedis malor piktoresk. Qytetarët e Tiranës mund ta vizitojnë lehtësisht përmes: ngjitjes me këmbë në majë për 3 orë, biçikletave, makinave ose përmes teleferikut i cili shkon direkt në Qendrën e Vizitorëve për 15 minuta, përmes të cilave vizitorët do të shijojnë pamjet e mbrekullueshme mbi qytet.

Për të parë fotot nga aktiviteti vizitoni Galeria


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al