Lajme dhe Lajmerim

22/05/2017
DITA NDËRKOMBËTARE E DIVERSITETIT BIOLOGJIK

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Shumëllojshmërinë Biologjike, e cila këtë vit ka si moto “Biodiversiteti dhe turizmi”, projekti “Ruajtja e agro-biodiversitetit në Shqipërinë rurale” i GIZ dhe projekti i financuar nga Bashkimi Evropian NaturAL së bashku me institucionet e linjës,  organizuan një sërë aktivitetesh që synojnë të promovojnë zonat e mbrojtura në Shqipëri, dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e biodiversitetit në zonat urbane dhe rurale të vendit.

Që në orët e para të mëngjesit në Pedonalen e Tiranës kalimtarët e shumtë dhe qytetarët kanë admiruar ekspozitën fotografike të zonave piktorekse, turistike dhe jetës së gjallë në natyrës së mrekullueshme shqiptare. Mbi 50 foto do të qëndrojmë të ekspozuara deri në orën 16.00, ndërkohë që stafi i ekspertë të mjedisit dhe bujqësisë do të përcjellë informacione rreth zonave të mbrojtura në Shqipëri ndërkohë që këndi i fëmijëve do të ofrojë lojra, kuize të ndryshme të cilat synojnë të edukojnë dhe ndërgjegjësojnë fëmijët për rëndësinë e zonave të mbrojtura.

Këtë vit Dita Ndërkombëtare për Shumëllojshmërinë Biologjike përkon me Vitin Ndërkombëtar të Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim. Drejtuesja e Projektit NaturAL Caterina Carugati u shpreh se, “Zonat e Mbrojtura janë thelbësorë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm  i cili përmirëson jetën social ekonomikë të komuniteteve vendore veçanërisht atyre rurale. Ne duhet të kujdesemi për këtë potencial të jashtëzakonshëm natyror që ofron Shqipëria"- u shpreh Carugati.

 Ekspozita dhe të gjitha aktivitetet që do të vijojnë në këtë ditë të shënuar në kryeqytet tëk Pazairi i Ri prej oren 16.00 – 20.00 me synimin për të sjellë njerëzit më pranë natyrës dhe vlerave të jashtëzakonshme që ajo ofron.

 Në një atmosferë festive vizitorët e shumtë të ekspozitës shijuan edhe gatimet tradicionale të këtyre zonave të përgatitura nga mjeshtri Bledar Kola. Dokumentarë dhe filma rreth turizmit dhe zonave të mbrojtura u projektuan në pedonale.

Aktivitetet e kësaj ditë synojnë të përcjellin mesazhin për mbrojtjen e burimeve natyrore të Shqipërisë, të cilat i  adresuan politikëbërësve, ligjzbatuesve dhe qytetarëve.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i turistëve dhe vizitorëve në Zonat e Mbrojtura u rrit nga 400 000 në 2015 në mbi 1.56 milion vizitorë në 2016.

Për më shumë foto nga aktiviteti vizitoni Galeria

 

 

Galeria


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al