Lajme dhe Lajmerim

21/04/2017
RAPORT I VIZITËS STUDIMORE

Shqipëria tashmë prej dy vitesh mbështetet në një strukturë të dedikuar plotësisht në menaxhimin, administrimin dhe zhvillimin e sistemit të Zonave të Mbrojtura. Deri në vitin 2015 Shqipëria numëronte rreth 800 Zona të Mbrojtura në kategori të ndryshme të tyre, e megjithatë menaxhimi i tyre me të gjithë komponentët e duhur mungonte. Puna përgjatë dy viteve do duhej të përqëndrohej në një studim të përgjithshëm të gjendjes së tyre bazuar në elementet kyç të ekosistemeve dhe shërbimeve të tyre. Ekosistem – shërbim, këtu do duhej të përqëndrohej puna e një administrate të krijuar me sfidën më të madhe për të përçuar mesazhin siç duhet; Zonat e Mbrojtura nuk janë Zona të Ndaluara, por zona nga të cilat komuniteti mund të sigurojë të ardhura të qëndrueshme në kohë. E megjithatë rruga drejt së cilës standardi i Zonave të Mbrojtura kërkon të shkojë, do duhet të kalojë nëpër disa hapa të cilat do të plotësojnë së pari kuadrin ligjor dhe më pas qartësimin e përgjegjësive dhe detyrave të stafit.

Pavarësia e administrimit të zonave të mbrojtura – ky është thelbi i Ligjit të Zonave të Mbrojtura që pritet të miratohet, i cili mbështetet ndër të tjera në dy aspekte kryesore: autonominë financiare të Zonave të Mbrojtura dhe të ardhurat e gjeneruara të shkojnë 100% për zhvillimin e këtyre zonave.

Në këtë linjë, kjo vizitë studimore shërbeu shumë për identifikimin e hapave për zhvillimin e komunitetit përmes politikave të ndryshme të përfshirjes, si e vetmja mënyrë me anë të së cilës do të sigurohet standardi i menaxhimit të zonave të mbrojtura duke mbrojtur ekosistemet e tyre dhe si rezultat shërbimet që ofrojnë duke arritur nga ana tjetër në matjen e vlerës së këtyre shërbimeve me anë të ardhurave që gjenerohen në komunitet.

Deri tani stafi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura është përfshirë në shumë trajnime dhe vizita studimore në kuadër të ngritjes dhe rritjes së kapaciteteve. Eksperienca e përfituar nga kjo vizitë studimore do ti shërbejë stafit të Administratave dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të identifikojë dhe zhvillojë hapat për rritjen e standardit të menaxhimit të zonave të mbrojtura.

Kjo vizitë studimore u organizua nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në partneritet me Parkun Kombëtar Neusiedler See – Seewinkel me mbështetjen e projektit NaturAL.

Galeria


Shkarko: uploadfilesAL_Raporti_i_Vizites_Studimore.docx

Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


25/03/2019

Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. “Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al