Lajme dhe Lajmerim

06/03/2017
Pjesëmarrje dhe fuqizimi i të rinjve

Dita Ndërkombëtare e Jetës së Egër 2017  u festua në Shqipëri përmes një sërë aktivitetesh nën moton “pjesëmarrje dhe fuqizimi i të rinjve” nga 28 shkurti deri në 4 mars 2017 nga 7 zyrat rajonale të Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) me mbështetjen e projektit NaturAl, AKZM dhe Drejtorive Rajonale Arsimore Gjirokastrër, Vlorë, Fier, Shkodër, Berat, Kukës dhe Dibër. Sipas temës së kësaj dite "Dëgjo të rinjtë” të gjitha aktivitetet inkurajuan të rinjtë si vendimmarrësit e ardhshëm të ndërmarin veprime për mbrojtjen e specieve të egra të rrezikuara.

Gjatë 2 ditëve të fushatës fëmijë dhe mësues u njohën me rëndësinë e jetës së egër dhe vlerat e biodiversitetit në zonat e mbrojtura pranë tyre përmes prezantimit “Vizitoni zonat e mbrojtura – Streha e jetës së egër”. Ata zhvilluan ekskursione në zonat e mbrojtura duke përjetuar gjurmët e jetës së egër dhe mësuan rreth rëndësisë së peizazheve. Broshura, libra, figura me kafshë në përmasa reale dhe materiale të tjera informuese u shpërndanë, ndërsa fëmijët ndërvepruan me stafin eAdZM-ve dhe dhe projektit NaturAl. Në Shkodër nxënësit e shkollës së mesme “Oso Kuka” ndoqën një session informimi nga stafi i projektit NaturAl në mjediset e Qendrës së Informimit të BE-së ku u njohën me revistën “Hapat e Gjelbër” e cila ka në fokus edukimin mjedisor.

Një falenderim i vecatë i dedikohet nxënësve të shkollave të mesme “Derviçan” në Gjirokastër, “Pilo Prifti” në Novoselë, Vlorë, shkollat “Divjaka”, “Miza” dhe “Kristaq Shtëmbari” në Fier, shkolla private “Drita e Dijes” në Berat, “Oso Kuka” dhe “Zogaj” në Shkodër, shkolla e mesme “Havzi Nela” në Kukës dhe ajo e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në Dibër, për pjesëmarrjen aktive dhe interesimin e shfaqur. 

 


Lajmet e fundit

16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al