Lajme dhe Lajmerim

03/03/2017
Shqipëria promovon një strehë të re për lakuriqët e natës, tunelet dhe bunkerët e braktisur

Bunkeri i kohës së komunizmit, sot Bunk’Art hap dyert për ekspozitën unike të lakuriqëve të natës “Bunkerët: Streha e Jetës së Egër”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër e cila festohet në mbarë botën në 3 Mars. Ekspozita mundësohet nga Projekti i financuar nga BE-ja NaturAL, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AKZM dhe Bunk’Art. Ajo ka si qëllim të ndërgjegjësojë vendimmarrësit dhe të gjithë qytetarët për mbrojtjen e jetës së egër. “Vëmendje e veçantë i kushtohet lakuriqëve, këtyre gjitarëve insektngrënës, të cilët janë   shumë të rëndësishëm për ekosistemet dhe ekonominë. Kështu bunkerët marrin dhe një vlerë tjetër, si vende po kaq të rëndësishme edhe për mbrojtjen e natyrës”- shpjegoi Z. Çelik Rruplli përfaqësues i Bunk’Art.

Ekspozita “Bunkerët: Streha e Jetës së Egër”, e cila u përurua zyrtarisht sot, do të qëndrojë hapur për vizitorët në mjediset e Bunk’Art përgjatë gjithë vitit 2017. Ndërsa vizitojnë ekspozitën, vizitorët do të mësojnë për llojet e lakuriqëve që gjenden në Shqipëri. “Jemi shumë të kënaqur të dëshmojmë se prezenca e jetës së egër në Shqipëri po rrit ofertën turistike dhe po shton atraksione të reja turistike. Përpjekjet tona dhe kontributi i partnerëve kanë mundësuar krijimin e databazës së faunës së egër në Shqipëri që do të përmirësojë menaxhimin e habitateve të jetës së egër dhe do të mbrojë këto specie,” theksoi Znj. Adriana Petri përfaqësuese e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. 

Si rezultat i një seri vrojtimesh mbi lakuriqët, të kryera me mbështetjen e projektit NaturAL dhe disa projekteve të financuara nga BE, u rregjistruan 32 specie lakuriqësh – një numër shumë i lartë duke konsideruar se 54 specie janë rregjistruar në të gjithë Evropën. 18 nga këto 32 specie të rregjistruara në vendin tonë ku mund tw pwrmendim Lakuriqin e natws hundpatkua i vogël ose Lakuiqi i natës veshëmiu i madh  të vrojtuar në në bunkere,. Z. Ervis Loçe, ekspert i lakuriqëve dhe kurator i ekspozitës u shpreh se Shqipëria është banesa e Lakuriqit të natës veshgjatë të Ballkanit, specie endemike e lakuriqëve për Ballkanin Perëndimor. 

“Shqipëria ofron habitate të larmishme, shumë interesantë për lakuriqët, si shpellat, shtëpitë, pemët, tunelet e vjetra të ushtrisë të cilat janë të përhapura në të gjithë territorin e vendit. Puna e nisur, e mbështetur nga BE-ja do të ndikojë në mbrojtjen e këtyre habitateve dhe do të përfshijë edhe komunitetet vendore në këtë proces” – tha Z. Antoine Avignon, Menaxher programi për mjedisin, energjinë dhe mbrojtjen civile prane Delegacionit të BE-së në Shqipëri. 

“29% e 82,954 specieve që janë të listuara në Listwn e Kuqe tw IUCN  kërcënohen me zhdukje, sipas raportit të Kongresit Botëror të IUCN 2016. Zhdukja e habitateve dhe ndryshimet klimatike shpjegojnë pjesërisht këtë përqindje të lartë të zhdukjes së specieve -  shqetësimi dhe përndjekja përfaqësojnë një presion të madh për jetën e egër . Çdonjëri prej nesh është pjesë e zgjidhjes, në duhet të veprojmë për të siguruar mbrojtjen e jetës së egër”-u shpreh Z. Boris Erg, Drejtor I zyrës rajonale të IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) për Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore. 

Tema për Ditën Ndërkombëtare të Jetës së Egër këtë vit është  "Dëgjo të rinjtë” dhe projekti NaturAl përmes kësaj ekspozite synon të ndikojë në sjelljen e të rinjve ndaj mjedisit dhe mbrojtjen e jetës së egër. Përfaqësues të qeverisë, ligjvënës e ligjzbatues, zyrtarë të doganave dhe rejnxhërsa në çdo zonë po shtojnë përpjekjet e tyre për të mbrojtur jetën e egër dhe habitatet e tyre. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë- ishin mesazhet kryesore të përcjella gjatë ceremonisë. 


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al