Lajme dhe Lajmerim

08/02/2017
Ligatinat e Shqipërisë

Për të festuar Ditën Ndrëkombëtare të Ligatinave Ardian Koçi, AdZM Fier dhe Kreshnik Toni, AdZM Lezhë ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5” në Vizion+ më 2 shkurt 2017. Ata vlerësuan rëndësinë e ligatinave në Shqipëri për zogjtë migratorë dhe promovuan vrojtimin e zogjve si dhe ndanë rezultatet e Censusit Ndërkombëtar (investarizimit) të shpendëve të ujit realizuar në janar me mbështetjen e projektit NaturAL, i cili financohet nga BE dhe AKZM.

Shqipëria është një vend i pasur në ligatina – laguna, liqene (artificiale dhe natyrale), lumenj dhe këneta me ujë të ëmbël dhe të kripur. Janë 4 ligatina të mëdha dhe site Ramsar të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare; Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës, Liqeni i Prespës, Liqeni i Butrintit dhe Divjakë-Karavasta, rë cilat kanë biodiversitetin më të pasur. Censusi (inventarizimi) Nderkombëtar i shpendëve të ujit dëshmoi për një numër të madh shpendësh të cilët janë shtuar  nga 100,000 në 2016 në 160,000 shpendë këtë vit. Vetëm në zonën Divjakë-Karavasta numri i specieve është rritur nga 17,000 në 2016 në 40,000 këtë vit si rezultat i moratoriumit të gjuetisë vendosur nga qeveria dhe puna e përkushtuar e stafit të AKZM/AdZM dhe popullsisë vendase që po shtojnë masat mbrojtëse në këto zona. Për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ligatinave, Festivali i Pelikanit që do të organizohet këtë vit pritet të tërheqë vëmendjen e publikut të gjerë. Pelikani kaçurrel është simboli i Divjakë-Karavasta, e shpallur botërisht specie në rrezik zhdukjeje, duke numëruar 10,500 - 11,000 individë në mbarë botën e cila folëzon në ishullin e vogël Divjakë-Karavasta.

Vizitoni galerinë tonë për të ndjekur intervistën e plotë.


Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


25/03/2019

Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. “Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al