Lajme dhe Lajmerim

08/10/2015
Projekt i ri për përmirësimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri

Projekti synon të zbatojë të paktën pesë plane menaxhimi në zonat e mbrojtura në Shqipëri, si dhe të përgatisë një listë paraprake të rrjetit Natura 2000. Si partner i projektit, IUCN do të ofrojë asistencë teknike për menaxhimin e zonave të mbrojtura duke përfshirë forcimin e kapaciteteve, komunikimin dhe vizibilitetin. 

Përgjatë 40 muajve të ardhshëm në Shqipëri do të zbatohet projekti i ri për ndalimin e humbjeve të biodiversitetit përmes përmirësimit të menaxhimit të zonave të mbrojtura. Nisja e projektit “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për ruajtjen e natyrës – përgatitja për rrjetin Natura 2000" u njoftua sot nga Ministria e Mjedisit në Shqipëri, Ambasada Italiane dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

"Qeveria shqiptare është duke mbështetur vazhdimisht projektet e fokusuara në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetin. Gjatë viteve të fundit kemi bërë progres në shumë fusha, duke përfshirë këtu përmirësimin e legjislacionit dhe përafrimin e tij me acquis të BE-së dhe zgjerimin e zonave të mbrojtura në mbi 16% të territorit. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendin tonë, jo vetëm për forcimin e sistemit tonë të mbrojtjes së natyrës, por edhe sepse kjo do të ndihmojë në procesin tonë të integrimit në Bashkimin Evropian", tha Znj. Olijana Ifti, zëvendësministre e Mjedisit.

Projekti synon të zbatojë të paktën pesë plane menaxhimi ekzistuese në zonat e mbrojtura në Shqipëri, si dhe të përgatisë një listë paraprake të rrjetit Natura 2000,  duke marrë në konsideratë paraqitjen e tyre në të ardhmen në Komisionin Evropian, nga autoritetet shqiptare, duke kontribuar kështu në procesin e përafrimit të kuadrit rregullator të vendit me acquis mjedisore të BE-së.

Portofoli i IUCN në Shqipëri përfshin ndërhyrje në disa nga zonat e mbrojtura ikonë të vendit dhe e shtrinë veprimtarinë duke përfshirë forcimin institucional, forcimin e kapaciteteve, mbrojtjen ndërkufitare, planifikimin menaxhues, Trashëgiminë Botërore, mirëqeverisjen e burimeve natyrore , monitorimin e biodiversitetit dhe zhvillimin e politikave. Si partner në këtë projekt IUCN ofron mbështetje teknike në raport me menaxhimin e zonave të mbrojtura, forcimin e kapaciteteve, komunikimin dhe vizibilitetin, duke kombinuar ekspertizën nga zyra të ndryshme me mbështetjen nga Komisioni Botëror i Zonave të Mbrojtura (WCPA).

“Zonat e Mbrojtura mund të jenë efektive vetëm nëse ato janë të menaxhuara, të mbrojtura dhe të njohura nga e gjithë shoqëria. Duke krijuar një rrjet efektiv të zonave të mbrojtura dhe zonat e rrjetit Natura 2000 në të ardhmen, Shqipëria jo vetëm do të kontribuojë në realizimin e objektivave rajonale dhe botërore të mbrojtjes së natyrës por edhe në realizimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm. IUCN, rrjeti më i madh dhe më i besueshëm në botë për mbrojtjen e natyrës do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike për Shqipërinë duke ndërtuar një sistem mbrojtjeje të qëndrueshëm dhe koherente në shoqëri, - tha drejtori i zyrës rajonale të IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, (ECARO).

IUCN gjithashtu mbështet partnerin kryesor drejtues të projektit, Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe (AICS) në koordinimin dhe krijimin e sinergjive mes partnerëve të tjerë, Ministrinë e Mjedisit në Shqipëri dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) në zbatimin e aktiviteteve të projektit së bashku me Shoqatën Italiane të Botanikës (SBI).

“Projekti që po prezantohet sot do të kujdeset për biodiversitetin bimor dhe shtazor, por edhe në mënyrë indirekte do të jetë një mjet për mbrojtjen e kulturave të ndryshme dhe traditave që përdoren kryesisht në praktikat e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës. Proceset e zhvillimit ekonomik në Shqipëri duhet të jenë në fakt të shoqëruara nga rregullimi i instrumenteve të politikës për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit natyror, që synojnë zhvillimin e gjatë dhe të qëndrueshëm, zhvillim i cili në mënyrë të pashmangshme ndikon në jetën e përditshme sot, si dhe në të ardhmen ", tha Ambasadori italian, Z. Massimo Gaiani.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA 2013).

"Kjo është një iniciativë e madhe në mënyrë që të frenojmë humbjen e biodiversitetit në Shqipëri nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të zonave të mbrojtura në vend. Për Bashkimin Evropian, mbrojtja e natyrës është një prej objektivave më gjithëpërfshirëse dhe ambicioze, për një planet më të qëndrueshëm. Unë jam shumë i kënaqur që konstatoj se Shqipëria kontribuon në mënyrë aktive në disa procese të mëdha të mbrojtjes së natyrës, si në nivel global, në BE apo në rajon.  Për zbatimin e këtij projekti, me rëndësi të madhe është ndërtimi i sinergjive me këto iniciativa.

Shefi i Seksionit Politik pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Jan Rudolph vlerësoi kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e proceseve madhore të natyrës në nivel rajonal, evropian dhe global. “Një menaxhim i mirë i zonave të mbrojtura përfshin shumë aktorë dhe palë të interesuara. Ne duhet të bashkojmë forcat tona dhe të punojmë së bashku. Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë jo vetëm në zbatimin e projekteve konkretë në fushën e mjedisit, por edhe në hartimin e politikave, strategjive dhe legjislacionit", tha Jan.

Rreth 100 përfaqësues të institucioneve qeveritare, bashkive dhe trupit diplomatik ishin të pranishëm në aktivitetin e çeljes zyrtare të projektit. Akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të organizatave ndërkombëtare dhe autoriteteve të mbrojtjes së natyrës ishin të pranishëm.


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al