Lajme dhe Lajmerim

24/01/2017
Cencusi Ndërkombëtar i shpendëve të Ujit dëshmon rëndësinë e ligatinave shqiptare si mjedise dimwrimi pwr llojet shtegtare

Rezultatet e censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit dëshmojnë për një ekzistencë të më shumë se 160.000 zogjve në ligatinat e Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë më shumë se 65 specie të shpendëve të ujit. Shumë lloje me interes global ruajtje u vrojtuan këtë vit si kryekuqja e mjeme (Aythya ferina), kryekuqja e vogël (Aythya nyroca), rosa e ngricave (Clangula hyemalis), kredharaku me veshë (Podiceps auritus), giçvilja (Vanellus vanellus), kojliku i madh (Numenius arquata) dhe shqiponja e madhe e rosave (Aquila clanga) të cilat dëshmojnë rëndësinë e Shqipërisë për zogjtë shtegtarë.

Censusi i përvitshëm i vrojtimit të shpendëve të ujit u krye në 14 dhe 15 janar në Shqipëri nga 12 ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtaë nën koordinimin e Dr. Taulant Bino, përfaqësues i Birdlife International. I mbështetur nga projekti NaturAL i financuar nga BE, kjo ishte një mundësi e mirë për reinxhërsat të mësonin më shumë rreth menaxhimit të burimeve natyrore në brendësi dhe përreth zonave të mbrojtura që ata mbrojnë. Të gjitha zyrat rajonale të zonave të mbrojtura u përfshinë si numërues ose vëzhgues në Census dhe ofruan mbështetje logjistike për pjesëmarrësit. Faza përgatitore për Censusin përfshiu një ditë trajnim për rejnxhërsat të ofruar nga Dr Spase Shumka, Dr Taulant Bino dhe Mirjan Topi më 12 janar respektivisht në Pogradec, Kune-Vain dhe Orikum.

Censusi u krye në 18 zona të përzgjedhura dhe gjetjet e tij do të publikohen për publikun e gjerë dhe për komunitetin e shkencëtarëve do të publikohen në databazën e të dhënave të BioNNA-s. Këto rezultate do ti shërbejnë punës së Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në hartimin e politikave dhe strategjive për mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit dhe mbrojtjen e ekosistemeve.

Ligatinat janë habitatet më të rëndësishme për zogjtë shtegtarë. Pasi kalojnë verën në Evropë ata lëvizin drejt zonave më të ngrohta gjatë dimrit në jug përmes detit Mesdhe dhe në Afrikë.  Shumë prej tyre qëndrojnë në Shqipëri dhe përgjatë bregdetit Adriatik drejt Afrikës krijojnë të ashtuquajturën Rruga e shtegtimit të Adriatikut. Laguna e Nartës për shembull njihet si një prej zonave të rëndësishme të dimërimit për shumë lloje zogjsh, e populluar më së shumti nga rosat (Anas sp.) dhe bajza (Fulica atra). Pelikani Kaçurrel (Pelicanus crispus) wshtw folwzues nw Karavasta e cila mikpret 5% të popullsisë botërore të kësaj specieje të rallë. Kune-Vain, Patok, Gjiri I Lalzit, Velipojë janë ligatina gjithashtu të rëndësishme për shpendwt shtegtarë të tilla si Çafkat (Fam. Ardeidae), rosat (Anserids) and baltakët të shumë lloje speciesh.

Çdo specie kontribuon në biodiversitetin botëror dhe për rrjedhojë në shërbimet  e ekosistemeve që natyra ofron për të gjitha qëniet njerëzore. Duke iu bashkuar kësaj nisme ndërkombëtare, Shqipëria edhe një herë konfirmon rolin e saj të rëndësishëm në mbrojtjen e biodiversitetit botëror. Përpjekjet e përbashkëta të Administratave të Zonave të Mbrojtura dhe Inspektoratit Kombëtar janë thelbësore në sigurimin e një rrugëtimi të sigurtë për speciet migratore, ekzistencën e tyre dhe kontributin në balancat e ekosistemeve.


Shkarko: IWC_2017_national_records-9gg.xlsx

Lajmet e fundit

16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al