Lajme dhe Lajmerim

23/12/2016
SE BASHKU PUNOJME PER NATYREN

Në mbyllje të vitit, partnerët që punojnë për përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në Shqipëri u mblodhën së bashku për të diskutuar aktivitetet përgjatë 2 viteve të fundit. Që prej krijimit të saj në 2014, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është mbështetur nga projekti i financuar nga BE, NaturAL dhe “Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë.

I organizuar më 20 dhjetor aktiviteti “Së bashku punojmë për natyrën 2016 – Drejt përmirësimit të menaxhimit të zonave të mbrojtura në Shqipëri” ishte një mundësi shumë e mirë për të vlerësuar bashkëpunimin dhe kontributin e partnerëve. Takimi i shërbeu vlerësimit të aktiviteteve dhe strategjive që do të ndiqen për të kapërcyer pengesat e identifikuara për të përmirësuar menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Pjesëmarrës në aktivitet ishin 150 persona, punonjës të AKZM-së dhe zyrave rajonale të saj dhe persona të përkushtuar që kanë kontribuar gradualisht në përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura.  Përfaqësues të çdo Agjencie Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) prezantuan arritjet në përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura gjatë 2016, duke vënë theksin në mbështetjen dhe kontributin e projekteve. Ata prezantuan edhe synimet kryesore për vitin e ardhshëm.

Takimi i shërbeu qëllimit për të forcuar bashkëpunimin dhe frymën e bashkëpunimit mes stafeve të AKZM/AdZM. Aktiviteti erdhi në momentin e duhur për të përmbushur këtë qëllim falë edhe mbështetjes së projekteve dhe përpjekjeve të drejtuesve të Agjencive dhe stafit qëndror dhe vendor. Ishte me shumë vlerë dhe përfitim, shkëmbimi i pikëpamjeve dhe koha e shpenzuar në një mjedis informal me komente miqësore, pozitive dhe negative, por që i shërbejnë procesit mes të gjithë personave të angazhuar në përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Aktiviteti u mbështet nga kontributi i dy projekteve NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës – Përgatitja për Rrjetin Natura 2000”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar dhe zbatuar Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe Shoqërinë Botanike Italiane (SBI) dhe “Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë dhe zbatuar nga IUCN.

Synimi ynë është mbështetja ndaj Shqipërisë në mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit, duke prezantuar një qasje shkencore në menaxhimin e zonave të mbrojtura. Këtë e kemi realizuar duke punuar ngushtësisht me Ministrinë e Mjedisit dhe stafin e AKZM të cilët i kemi përfshirë në çdo aspekt të projektit, duke besuar se kjo është mënyra më e mirë jo vetëm për të transferuar njohuritë por edhe për t’i motivuar ata më tej” – tha Andrea Ghiurghi, menaxher projekti, IUCN. “Ky aktivitet është në linjën e qasjes tonë – nxit një ndjenjë pronësie të zonave të mbrojtura për të cilat është përgjegjëse AKZM” përfundoi ai.


Lajmet e fundit

01/05/2019

Llogara-Karaburun-Orikum-Mali Çika – Një model për rrjetin Natura 2000 në Shqipëri

Gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria, duhet të bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre kombëtar kërkesat e Direktivave të Zogjve dhe Habitateve, 2 direktivat themelore të Rrjetit Natura 2000. Ky proces ka nisur në Shqipëri nga projekti NaturAl përmes takimeve konsultative dhe worshopeve me...

Lexo më shumë


17/04/2019

Publikohet Atlasi - Lakuriqët e Natës të Shqipërisë

Me mbështetjen e projektit të finanuar nga BE-ja NaturAl dhe nën udhëheqjen e Philippe Théou, rejnxhërsat dhe ekspertët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura monitoruan llojet e lakuriqëve që ekzistojnë në zonat e mbrojtura për vite me radhë, për ti njohur më mirë dhe për të menaxhuar më mirë habitatet e tyre. Atlasi i ri i publikuar:...

Lexo më shumë


17/04/2019

DREJT RREJTIT NATURA 2000 NE SHQIPËRI

Natura 2000 është dokumenti themelor i politikave të BE-së për natyrën – rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë. Në Shqipëri rrejti kombëtar i zonave të mbrojtura mbulon 18% të sipërfaqes së territorit. Edhe pse në një rritje të qëndrueshme, sistemi Shqiptar i zonave të mbrojtura përballet me sfida të shumta dhe...

Lexo më shumë


25/03/2019

Qendra e Vizitorëve në Malin e Dajtit – një tjetër gurthemeli për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Një qendër e re vizitorësh mikpret turistët në “Ballkonin Natyror të Tiranës”, një nga destinacionet më të preferuara për këdo që viziton Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. “Ruajtja e burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi biodiversitetin e Shqipërisë është thelbësore për zhvillimin e një modeli dhe kulture...

Lexo më shumë


25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al