Lajme dhe Lajmerim

15/11/2016
Krijohet sistemi i ri i të dhënave të Biodiversitetit të Shqipërisë (BioNNA)

Të dhënat bazë të biodiversitetit kombëtar janë tashmë të disponueshme përmes faqes web të Rrjetit Kombëtar të Biodiversitetit në Shqipëri (BioNNA). Ky është një hap përpara në pregatitjen e Shqipërisë për rrjetin Natura 2000 duke siguruar se të dhënat për biodiversitetin janë grumbulluar duke ndjekur protokollet standarte, të sistemuara dhe të disponueshme për komunitetin shkencor, vendimmarrësit dhe planifikuesit, eko-turistët dhe publikun e gjerë.

Ndërsa Shqipëria ka një trashëgimi të pasur të biodiversitetit, të dhënat që korrespondojnë në formatin dixhital janë ende të limituara. Situata do të ndryshojë tanimë me prezantimin e BioNNA-s, pasi ajo do të sigurojë organizimin e përshtatshëm të të dhënave të biodiversitetit dhe aksesin e tyre. “Me organizimin e të dhënave përmes BioNNA-s ne do të kontribujmë në zgjerimin e politikave dhe strategjive, vlerësimet strategjike dhe identifikimin e ndërhyrjeve prioritare, në nivel kombëtar dhe botëror,” thotë Andrea Ghiurghi, Menager projekti i IUCN ECARO.  

Ky sistem të dhënash është zhvilluar në sajë të një sinergjie të fortë mes projektit NaturAL dhe mbështetjes institucionale të drejtuesve të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë dhe bashkëpunimit me me Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Ministrinë e Mjedisit, në mënyrë që të sigurojmë qëndrueshmëri afatgjatë të të dhënave të biodiversitetit të grumbulluara dha analizave në Shqipëri. Sistemi I të dhënave do të përfshijë si fillim të dhënat e biodiversitetit për Parkun Kombëtar Shebenk-Jabllanicë dhe Zonën e Mbrojtur Velipojë, dhe do të  pasurohet nga shpjegimet e detajuara të statusit të biodiversitetit të 5 zonave parësore të mbrojtura ku është përqëndruar projekti NaturAL. “Kjo sinergji mes 2 projekteve na mundëson përdorimin efektiv të të dhënave të siguruara të biodiversitetit që në mënyrë të veçantë do të kontribuojë në identifikimin e zonave të Natura 2000 në Shqipëri, një nga objektivat kryesorë të projektit NaturAL,” u shpreh Caterina Carugati, drejtuese e projektit NaturAL.

 


Lajmet e fundit

16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al