Lajme dhe Lajmerim

02/11/2016
Intervistë me Philippe Théou, ekspert për lakuriqët e natës që punon në Shqipëri

Të mbështetur nga projekti NaturAL që financohet nga Bashkimi Evropian, rejnxhërsat dhe specialistët e monitorimit të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura po mësojnë rreth vëzhgimit të lakuriqëve. Qëllimi i tyre është të njohin më mirë popullatat e lakuriqëve në zonat e mbrojtura dhe të garantojnë një menaxhim më të mirë të habitateve të këtyre specieve të mbrojtura.

Ne kishim kënaqësinë të takonim Philippe dhe të mësonim rreth punës së tij.

 

  • A mund të na tregoni disa fakte interesante rreth lakuriqëve?

Lakuriqët janë specie me rëndësi të veçantë për ekosistemet natyrore dhe për ekonominë njerëzore. Një studim tregon se një koloni e vogël lakuriqësh prej rreth 100 individësh mund të hajë një ton insekte në vit!  Ky kontroll i popullatave të insekteve kryhet pa asnjë ndikim negativ në shëndetin njerëzor, tokën apo ujin, siç ndodh me insekticidet kimike.

Lakuriqët janë gjithashtu shumë të ndjeshëm. Shumë prej specieve lindin vetëm një pasardhës në vit, dhe çdo lloj shqetësimi për kolonitë gjatë periudhës së shumëzimit apo gjumit dimëror mund të shkaktojë vdekjen e një pjese të madhe të kolonisë. Për shembull, të vegjlit që akoma nuk mund të fluturojnë mund të bien në tokë pas lëvizjes së grupit për shkak të shqetësimeve të ndryshme (prezenca e njeriut, grabitqarëve, dritës, zhurmave). Po ashtu në rast se zgjohen gjatë periudhës së gjumit dimëror, lakuriqët mund të lënë foletë e tyre duke përdorur rezervën e fundit të energjisë që ata po ruanin për të arritur deri në ditët me diell dhe kthimit të ushqimit të tyre, insekteve.

 

  • Na tregoni më shumë rreth lakuriqëve në Shqipëri, cilat specie keni identifikuar?

Deri tani, në Shqipëri janë rregjistruar 32 lloje lakuriqësh - një shifër shumë e lartë duke marrë në konsideratë që maksimumi 54 lloje janë rregjistruar në të gjithë Evropën (duke përfshirë Islandën dhe Rusinë Perëndimore). Kroacia dhe Bullgaria kanë shumllojshmërinë më të madhe deri tani me 35 lloje lakuriqësh të rregjistruar, por puna kërkimore që po bëhet mund të ndihmojë që të gjenden lloje të reja në Shqipëri dhe kjo mund ta ndryshojë situatën!

Pjesa më e madhe e llojeve të lakuriqëve Evropianë gjenden në Shqipëri dhe disa koloni kanë më shumë se 7000 individë, ndërsa grupet e gjumit dimëror mund të përbëhen nga më shumë se 2000 individë. Ky fakt e shndërron Shqipërinë në një vend shumë të rëndësishëm për ruajtjen e lakuriqëve në rajon, veçanërsisht kur marim në konsideratë migracionet e rëndësishme që realizohen nga disa specie, ku individë të rregjistruar në Shqipëri gjenden më pas dhe në Bullgari, Evropën Qëndrore, madje edhe në Rusi.

Gjithashtu, në Shqipëri gjenden rregullisht edhe specie të gjinisë  Rhinolophus të cilat janë zhdukur apo shumë të rralla në Evropën Qëndrore që nga vitet ‘60 për shkak të përdorimit të madh të pesticideve dhe shkatërrimit të habitateve natyrore. Së fundmi, Shqipëria është gjithashtu streha e llojeve të lakuriqeve të cilat janë endemike për Ballkanin Perëndimor, si Plecotus kolombatovici.  

 

  • Kush është rëndësia e kërkimevë mbi popullsinë e lakuriqëve?

Ne kemi vizituar dhjetë zonat e mbrojtura që janë në fokusin e projektit NaturAL. Disa nga këto zona janë vizituar edhe në të kaluarën, ndërsa për të tjerat ne grumbulluam të dhënat e para në lidhje me lakuriqët. Ekspeditat tona të monitorimit organizohen gjatë gjithë vitit, por ne jemi të interesuar në veçanti për dy periudha specifike: dimrin ngaqë përfaqëson periudhën e gjumit dimëror dhe fundin e pranverës/verës për kolonitë e shumëzimit. Pjesën tjetër të vitit ne merremi më shumë me mbledhjen e informacionit në lidhje me rikthimin e specieve dhe migrimin e tyre.

Eshtë e rëndësishme që të informohen njerëzit për të gjitha ndikimet pozitive që këta gjitarë kanë në jetën tonë. Thjesht duke mos tentuar ti kapim ata ose ti shqetësojmë me drita dhe zhurma, ne mund të sigurojmë së bashku mbrojtjen e tyre, gjë që u është garantuar nga legjislacioni Shqiptar dhe ai i Bashkimit Evropian. 

 

Më shumë informacion:

Batman, artikull multimedial

Lakuriqët në Shqipëri, broshurë

Galeria Mësoni rreth lakuriqëve të Shqipërisë

Lakuriqët e Natës - FB


Lajmet e fundit

16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al