Lajme dhe Lajmerim

30/09/2016
Turizmi i Qëndrueshëm në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Zonat e Mbrojtura kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm – një factor kyç në përmirësimin e situatës social-ekonomike të komuniteteve vendore si dhe kontribuojnë për mbrojtjen e biodiversitetit. Ky është një ndër mesazhet e e Konferencës 2-ditore mbi “Zhvillimi i Turizmit në Zonat e Mbrojtura” që zhvillohet në Shkodër në datat 29 - 30 shtator 2016, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) me mbështetjen e projektit të financuar nga BE-ja, NaturAL.

Përfaqësues të qeverisë vendore, OJF-ve, komunitetit të biznesit që operon në zonat e mbrojtura, dhe pjesmarrës të tjerë kanë rënë dakord që zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në zonat e mbrojtura duhet të fillojë me plane menaxhimi te rregullta, infrastrukturën e turizmit dhe ngritjen e kapaciteteve për shërbime përkthimi dhe menaxhimin e vizitorëve nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet autoriteteve për zonat e mbrojtura, komuniteteve lokale, dhe operatorëve turistike.  Ky eveniment përbën një mundësi unike për operatorët turistikë në Shqipëri që të takohen me partnerët potencialë të te eko-turizmit vendor, për të mësuar më shumë rreth ofertave dhe kërkesave të tyre, si edhe për të vlerësuar mundësitë e investimeve potenciale në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Në ditën e parë të konferencës u hap panairi për turizmin i titulluar “Të njohim zonat e mbrojtura”, i cili u fokusua në praktikat më të mira të Sektorit Privat (me apo pa mbështetjen e projekteve dhe OJF-ve), ose të Administratës Rajonale për Zonat e Mbrojtura (ARZM). Iniciativat për turizmin dhe produktet që ofrojnë zonat e mbrojtura të Shqipërisë u prezantuan në panair dhe u promovuan potencialet për zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të këtyre zonave.

Konferenca do të mbyllet në datën 30 Shtator me ceremoninë e hapjes së Qendrës për Vizitorët në Velipojë e cila nxjerr në pah një sinergji të rëndësishmë dhe koordinim ndërmjet donatorëve ndërkombëtarë. Duke synuar mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Zonën e Mbrojtur të Lumit Buna, promovimin e vlerave të Parkut dhe ofrimin e një hapësire për edukimin e të rinjve, qendra e vjetër e informacionit në Velipojë u rehabilitua nga projekti “ Mbështetje Institucionale për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura” (MIMZM) i financuar nga Kopeacioni Italian për Zhvillim.  AKZM dhe menaxherët e Parkut do të marin përsipër mirëmbajtjen e qendrës dhe do të sigurojnë përdorimin sa më efikas të saj në të ardhmen.

 


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al