Lajme dhe Lajmerim

04/08/2016
Mbro natyrën, vepro si një Ranger

Për herë të parë në Shqipëri festohet Dita e Ndërkombëtare e Rangers-ve nën moton “Mbro natyrën, vepro si një Ranger”. Vitin e kaluar u krijua Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, institucioni i vetëm përgjegjës për zonat e mbrojtura, duke ngritur strukturat e nevojshme dhe stafin në çdo rajon për të përmbushur detyrat e rangers-ve. 

Kjo ditë festohet në mbarë botën çdo 31 korrik, në përkujtim të shumë Rojeve mjedisore të vrarë ose të plagosur në krye të detyrës, për punën që ata bëjnë në ngritjen e vetëdijes në mbrojtje të trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Kjo ditë është një rast unik për të mbështetur punën jetike të Rangers-ve. Disa prej tyre janë të ekspozuar ndaj kushteve të rrezikshme mjedisore të tilla si përmbytjet apo ndaj kafshëve të egra, të tjerët rrezikojnë jetën e tyre duke u përballur me personat që zhvillojnë aktivitete të paligjshme, si prerja e drurëve, peshkimi apo gjuetia e paligjshme.

Me këtë rast Ministria e Mjedisit, AKZM, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, 12 Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura, AdZM të mbështura nga BE, Agjencia Iialiane për Bashkëpunim përmes projektit NaturAL zhvilluan njëkohësisht në 12 rajonet e tyre një fushatë ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e Rangers-ve. Pranë plazheve apo qendrave të qytetit u ngrit një stendë nga ku drejtues, punonjës dhe Rangers-at pranë AdZM-ve  shpërndanë mesazhe për rritjen e ndërgjegjësimit për punën e tyre dhe për promovimin e zonave të mbrojtura  në vend.

“Rangers-at mbrojnë natyrën tonë dhe për këtë arsye mbrojnë të ardhmen tonë. Puna e Rangers-ve, puna që ata bëjnë çdo ditë në ruajtjen e zonave të mbrojtura  duhet vlerësuar pasi ndikon në cilësinë e jetës sonë të përditshme”, tha për mediat Zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu, pranë stendës së vendosur në shëtitoren e qytetit të Durrësit. Ndërkohë Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej nga stenda e vendosur në shëtitoren e Orikumit tha: “Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Rangers-ve në 12 AdZM-të dëshmon për rëndësinë e ruajtjes së zonave të mbrojtura në vendin tonë. Rangers-at tanë luajnë një rol kryesor në mbrojtjen e zonave të mbrojtura”.

Komunitetet vendore mësuan rreth rëndësisë që kanë zonat e mbrojtura për jetën e tyre: Zonat e mbrojtura na sigurojnë ujin, ushqimin, medikamentet dhe ajrin e pastër, ndihmojnë në zvogëlimin e pasojave të përmbytjeve dhe stuhive, ndërsa sigurojnë strehim dhe punësim për vendasit. Rangers-at patrullojnë në zonat e mbrojtura, duke garantuar mbrojtjen nga aktivitetet e paligjshme.

“Nëse ndeshim gjueti apo prerje drurësh në mënyrë të paligjshme, është detyrë jonë të informojmë drejtuesit, Instektoriatin e mjedisit apo atë pyjor dhe policinë. Në rast zjarri në pyje ne marim të gjitha masat e nevojshme për shuarjen e tij. Një ranger është në vijën e parë dhe bën vlerësimin e riskut. Ne gjithashtu monitorojmë kafshët e egra, mbajmë kontakte me komunitetin, me nxënësit e shkollave dhe përpiqemi ti edukojmë, ti afrojmë me parkun dhe natyrën. Një ranger shpesh herë shoqëron dhe turistët kur duan të shohin vendet e veçanta që ka një Zonë e Mbrojtur”, shpjegon Gëzim Tarja, një prej Rangers-ave të AdZM-së, Tiranë.


Lajmet e fundit

16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al