Lajme dhe Lajmerim

20/07/2016
Mbrojtja biologjike për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura

Trajnimi i pregatitur për personelin e parqeve natyrore, ofron një balancë mes principeve bazë të mbrojtjes biologjike dhe praktikave që zbatohen në këtë fushë në sistemin shqiptar të zonave të mbrojtura.

Ky trajnim u zhvillua gjatë muajit korrik 2016, në Parkun Kombëtar Llogara me pjesëmarrjen e 21 ekspertëve në fushën e menaxhimit dhe monitorimit nga 12 njësitë rajonale të administrimit të Zonave të Mbrojtura.

Programi përfshinte leksione, ushtrime, diskutime dhe ushtrime praktike në terren. Përgjatë kursit, pjesëmarrësit të ndarë në grupe pregatitën vlerësime dhe hartuan plane veprimi për 5 projekte të parqeve kryesore, me qëllim mbrojtjen e specieve dhe habitateve të rrezikuara. Ky trajnim mbështeti stafin e zonave të mbrojtura në zbatimin e planeve respektive menaxhuese, duke zhvilluar programe konkrete dhe të qëndrueshme që sigurojnë mbrojtjen afatgjatë të biodiversitetit në Shqipëri. Metodat dhe teknikat e përfituara në këtë trajnim do t’u vijnë në ndihmë zonave të mbrojtura në vend për të përmbushur kërkesat për menaxhimin dhe monitorimin të Rrjetit Europian Natura 2000.

Kurrikula e trajnimit u përshtat sipas nevojave të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe vetë projektit nga një program 5-ditor trajnimi i pregatitur nga Mike Appleton në 2015 në bashkëpunim me Fondacionin ProPark të mbështetur nga Agjensia Federale Gjerane për Mbrojtjen e Natyrës (BfN). Ky model kurrikule mund të shkarkohet nga website i Europarc në linkun http://tinyurl.com/jqor4kr

Foto:  http://www.natura.al/gallery.php?lang=en&album=5#gallbegin


Lajmet e fundit

25/01/2019

Promovojmë bashkëjetesën e banorëve me natyrën dhe zhvillimin e turizmit me mbrojtjen e natyrëës

Qendra e rinovuar e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë hap dyert sot për të mikpritur turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Investimi i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes projektit NaturAL “Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000” e ka transformuar Qendrën e Vizitorëve në...

Lexo më shumë


16/01/2019

#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019. Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat. Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të...

Lexo më shumë


10/01/2019

Identifikojmë zonat pjesë e rrjetit Natura 2000

Ekipet e shkencëtarëve dhe ekspertëve kanë nisur punën për identifikimin e zonave Natura 2000 në Shqipëri, duke aplikuar metodat ekologjike me pjesëmarrje. Qasja dhe rezultatet u prezantuan mes aktorëve kryesorë gjatë verës së vitit 2018 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në serinë e parë të workshopeve të realizuara.   Zonat pjesë e rrjetit...

Lexo më shumë


09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al