Lajme dhe Lajmerim

16/01/2019
#AlbanianWetlands Konkurs fotografie

Ky konkurs organizohet përmes faqes së projektit NaturAL në Facebook (@NaturaAlbania) nga data 16 deri 27 janar 2019.

Bëhuni pjesë e këtij konkursi dhe postoni një foto nga Shqipëria në Facebook një prej kategorive: 1. Shpendët e ujit, 2. Ligatinat, 3. Rreziqet që kërcënojnë ligatinat.

Bëjini tag #AlbanianWetlands, #KeepWetlands dhe #IWP019 dhe @NaturaAlbania të shoqëruar me një përshkrim të shkurtër. Na tregoni pse ligatinat janë të rëndësishme? Pse duhet të kujdesemi për ligatinat dhe shpendet që jetojnë në to? Cfarë i kërcënon ato?

Një juri e përbërë nga përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të përzgjedhë 3 fotot më të mira.

Vlerësimi:  

Juria do të marë parasysh:

Kreativitetin – ne po kërkojmë qasje interesante dhe kreative

Përmbajtjen – na tregoni se ju kujdeseni për ligatinat dhe shpendët që jetojnë në to

Kompozicionin – ne do të vlerësojmë edhe aspektin estetik të fotos

Cmimet

Fituesit do të shpallen më 2 shkurt, ditën ndërkombëtare të ligatinave. 3 fotot e përzgjedhura do të fitojnë:

1. Udhëzuesi i plotë i Shpendëve Evropianë: Lars Svensson, Peter J. Grant, Killian Mullarney, Dan Zetterström, David A. Christie (Collins edition)

2. Udhëzuesi i Shpendëve të Shqipërisë: Dr. Stoyan Nikolov, Mirjan Topi   

3. Shëtitje me udhërrëfyes dhe varkë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta National Park ose Parkun Natyror Kunë-Vain-Tale

Vizita në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta përfshin 2 persona dhe zgjat 1 orë shëtitje me varkë dhe 1 orë shëtitje me bicikletë.

Vizita në Parkun Natyror Kunë-Vain-Tale përfshin 3 persona dhe zgjat 1 orë shëtitje me varkë

Kriteret:

Kriteret bashkangjitur lidhen me konkursin #AlbanianWetlands. Duke marë pjesë në këtë konkurs kandidati pranon kriteret dhe kushtet e konkursit.

Konkursi fotografik #AlbanianWetlands organizohet nga projekti "NaturAL” (Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e Natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000). Projekti synon të ndalojë humbjet e biodiversitetit në Shqipëri përmes përmirësimit të menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe duke hedhur bazat për zbatimin e Rrjetit Evropian Natura 2000. Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS), Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) dhe Shoqata Italiane Botanike (SBI).

Ligatinat janë thesaret tona kombëtare, shpendët e ujit në mbarë botën e dinë fare mirë këtë gjë. Ekosistemi në ligatina na mbështet përmes shumë mënyrave, duke na mbrojtur nga përmbytjet e stuhitë, duke mbajtur të sigurta brigjet tona dhe duke pastruar ujin. Ligatinat funksionojnë si rezervuare të biodiversitetit dhe ofrojnë për vizitorët dhe komunitetin vendas mundësi për turizëëm dhe rekreacion.

Shpendët e ujit janë pjesë e ekosistemit të ligatinave. Prezenca e tyre, numrat dhe trendet në vend na tregojnë rreth cilësisë së ligatinave.  Shpendet e ujit lidhin ligatinat dhe njerëzit përtej kulturave dhe kufijve. Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve të ujit (IWC) është një program monitorimi që zhvillohet në 143 vende për të mbledhur informacion dhe numëruar shpendët. Këtë vit ai u zhvillua në Shqipëri në 12-13 janar nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Ministrisë së Turismit dhe Mjedisit me mbështjetjen e projektit të BE-së NaturAL.

Në Shqipëri çdo partner luan një rol të rëndësishëm – AKZM mbron ligatinat, orintologët profesionistë ofrojë të dhënat mbi popullsinë e shpendëve të ujit për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit që monitoron statusin e ligatinave dhe projekti NaturAL që ofron mbështetje edhe në aspektin financiar.

Për më shumë informacion rreth ligatinave dhe mbrojtjes së tyre vizitoni:

https://www.wetlands.org/  

https://www.wetlands.org/our-approach/healthy-wetland-nature/international-waterbird-census/

https://www.ramsar.org/sites/default/files/documents/library/services_00_e.pdf

 


Shkarko: Kriteret_e_konkursit.pdf

Lajmet e fundit

09/01/2019

DIREKTIVAT E BE-SË PËR ZOGJTË DHE HABITATET

Për të mbrojtur pasurinë natyrorë të Evropës, Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim 2 pjesë të rëndësishmë të legjislacionit, Direktivën e Zogjve Evropiane dhe Direktivën e Habitateve. Objektivi i tyre është të garantojë që ndaj specieve dhe habitateve që ato mbrojnë të tregohet kujdes maksimal për të krijuar një mjedis të...

Lexo më shumë


08/12/2018

Panairi dimëror i BE-së – Afrojmë njerëzit me natyrën

Një ditë e mbushur me aktivitete kushtuar mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në panairin dimëror të BE-së të organizuar në Berat, të cilit iu bashkuan ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, projektet e financuara nga BE-ja si dhe organizatat e shoqërisë civile. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ishin...

Lexo më shumë


09/11/2018

Qendër e re trajnimi në Kukës

Qendra e re e trajnimit në mjediset e godinës së porsa restauruar të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës është në dispozicion dhe mirëpret tashmë ekspertë mjedisi, zyrtarë, të rinj të apasionuar pas natyrës dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Korab – Koritnik dhe nxënës shkollash. E inaguruar në 9 nëntor 2018 mes...

Lexo më shumë


18/09/2018

Përfundon programi i dedikuar i trajnimit për oficerët e komunikimit të AdZM-ve

14 oficerët e rinj të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri morën çertifikatat pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit, i mbështetur nga projekti i financuar nga BE NaturAl në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Oficerët e komunikimit u trajnuan mbi parimet e komunikimit, aftësitë financiare...

Lexo më shumë


31/07/2018

SHQIPËRIA I BASHKOHET FESTIMEVE NË DITËN BOTËRORE TË RANGERS-AVE

Dita Botërore e Rangers-ave 2018 u festua më 31 korrik në një aktivitet të veçantë të organizuar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, me pjesëmarrjen e rangers-ave dhe homologëve të tyre nga shoqatat e Zvicrës dhe Kroacisë, stafit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAl. Rangers-at shqiptarë,...

Lexo më shumë


18/06/2018

Qendra e re e vizitorëve në Parkun e Divjakës - ftojmë njerësit të shijojnë natyrën

Qendra e re e vizitorëve u inagurua më 18 qershor 2018 në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, duke mirëpritur komunitetin vendas, turistët vendas dhe të huaj, organizaatat e shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve vendore, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe medias, në një ceremoni...

Lexo më shumë


NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al