Galeria

Festohet Dita Ndërkombëtare për Shumëllojshmërinë Biologjike

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Shumëllojshmërinë Biologjike, e cila këtë vit ka si moto
“Biodiversiteti dhe turizmi” dhe përkon me “Vitin Ndërkombëtar të Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim”, projekti “Ruajtja e
agro-biodiversitetit në Shqipërinë rurale”dhe NaturAL së bashku me Ministrinë e Mjedisit organizojnë një aktivitetit promovues për zonat
turistike në Shqipëri, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për biodiversitetin në zonat urbane dhe rurale. Aktivitetet e kësaj dite përfshijnë:
ekspozitë fotografish nga Alpet Shqiptare, Dajti, Jugu i Shqipërisë, Korab Koritnik, dhe zona të tjera, degustim produktesh vendase përgatitur
nga Chef Bledar Kola, shfaqje filmash me tematikë turizmin dhe zonat e mbrojtura, lojëra si dhe kënd vizatimi për fëmijë. Aktiviteti ka karakter
informues, frymëzues dhe ofron surpriza në lidhje me zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e mjedisit në Shqipëri.
22 Maj, 2017 Dita Ndërkombëtare për Shumëllojshmërinë Biologjike
“Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim”
Ekpozita fotografike: te Pedonalja e Tiranës, ora: 09:00-15:00 dhe te Pazari i Ri, ora: 16:00-20:00
 








 

NaturAL

IPA 2013 - Natura 2000 dhe Zonat e Mbojtura
Torre Drin, Kati i 5-të
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542240880/1/2/3
info@natura.al